Bota

Vriten 4 persona, mes tyre një fëmijë, gjatë në sulmi me armë në një kompleks biznesesh në Kaliforni! Plagoset dhe autori

1 Prill 2021, 08:09| Përditesimi: 1 Prill 2021, 08:15

  • Share

Katër persona, mes tyre një fëmijë, mbetën të vdekur gjatë të shtënave me armë zjarri në një kompleks zyrash biznesi në qytetin Orange të Kalifornisë. Nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, një qytetar i qëlluar nga autorit dhe vetë autori, i cili u qëllua nga policia për ta neutralizuar.

Qytetari i plagosur ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa autori ka marrë mjekimin e duhur në spital dhe është çuar në paraburgim.

Sulmi ndodhi në katin e dytë një në ndërtese shumëkatëshe që shërben si qendër biznesi dhe zyrash. Nuk dihen motivet e sulmit dhe as nëse autori dhe viktimat kanë pasur njohje mes tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?