Bota

Vriten 2 gazetarë spanjollë dhe një aktivist irlandez në Afrikë, po bënin një dokumentar mbi gjuetinë e paligjshme

28 Prill 2021, 11:34| Përditesimi: 28 Prill 2021, 11:36

  • Share

Dy gazetarë spanjollë dhe një aktivist irlandez, janë vrarë në shtetin afrikan të Burkina Faso, një ditë pasi ishin marrë peng nga një grup personash të armatosur.

Reporterët ranë pre e një prite të ngritur ndaj një patrulle agjentësh kundër gjuetisë pa leje, me të cilën bashkëpunonin.

Në bazë të të dhënave të marra nga Burkina Faso, të dy gazetarët u vrannë nga një grup ekstremistësh islamik.

Kryeministri Pedro Sanchez konfirmoi vdekjen e dy gazetarëve spanjollë, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehej se, “lajmi më i keq është konfirmuar”.

“Mendimet tona janë për të afërmit dhe miqtë e David Beriain dhe Roberto Frail, të vrarë në Burkina Faso. Ne shprehim mirënjohjen tonë për ata gazetarë kurajozë që raportojnë përditë nga zonat e luftës”, deklaroi Sanchez.

Trupa e viktimave u gjetën në Pama dhe ata ishin duke bërë një dokumentar për gjuetinë e paligjshme në rajon.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?