Kronikë

BE premtoi 145.000 doza Pfizer për Shqipërinë, Várhelyi sjell të mërkurën dërgesën e parë

30 Prill 2021, 13:36| Përditesimi: 30 Prill 2021, 13:56

  • Share

Dërgesat e para të vaksinave anti-COVID të financuara nga BE-ja për vendet e Ballkanit Perëndimor, pritet të mbërrijnë në fillim të javës që vjen. Ndërkohë që në vendin tonë pritet të mbërrijnë ditën e mërkurë, por ende nuk është specifikuar sasia që do të vijë. Një lajm i tillë është dhënë nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, i cili do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.

Várhelyi do të fillojë vizitën e tij në rajon të hënën pasdite në Serbi, pastaj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut të martën dhe do të mbyllë vizitën e tij të mërkurën në Shqipëri dhe Kosovë.

 “ Dorëzimi i vaksinave konfirmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për të siguruar mbështetje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Më të fortë së bashku!”, tha Varhelyi.

Më 20 prill, Komisioni Evropian deklaroi se do të dhuronte në total 651 mijë doza BioNTech / Pfizer do të dorëzohen në rajon në këste javore nga fillimi i majit deri në gusht. Në saj të kësaj ndihme Shqipëria do të marrë 145 mijë doza, Kosova 95 mijë, Maqedonia e Veriut 119 mijë, Serbia 36 mijë, Mali i Zi 42 mijë dhe Bosnjë-Hercegovina 214 mijë doza.

Vaksinat financohen nga paketa 70 milionë euro e miratuar nga Komisioni në dhjetor 2020 për të ndihmuar në mbulimin e kostos së vaksinave, të siguruara në bazë të marrëveshjeve të BE-së për blerjen paraprake për partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?