Bill Gates dhe Mila Antonova

Vrau veten në burg, Epstein ‘kërcënoi’ se do të zbulonte lidhjen e supozuar të Bill Gates me lojtaren ruse! Shkak mungesa e financimeve për shoqatën

22 Maj 2023, 13:27| Përditesimi: 22 Maj 2023, 13:36

  • Share

Para se të vdiste, Jeffrey Epstein kërcënoi se do të ekspozojë Bill Gates për një lidhje jashtëmartesore me një ‘dealer’ ruse kur ishte rreth të 20-ave, thonë disa reporte për të dënuarin amerikan, i cili vrau veten në burg në vitin 2019 pasi u dënua për pedofili.

Shkak për nxjerrjen e këtyre sekreteve bëhet fakti se Gates refuzoi të mbështeste një shoqatë bamirësie që kishte ngritur. Kështu Epstein e kërcënoi se do të fliste për lidhjen në rast se nuk bashkëpunonte, thuhet në raportin e Wall Street Journal.

“Gates u takua me Epstein vetëm për qëllime filantropike. Në mënyrë të përsëritur dështoi që të tërhiqte Gates rreth këtyre çështjeve, ndaj Epstein u përpoq të përdorte një marrëdhënie të mëparshme për të kërcënuar Gates. Ai nuk ka asnjë marrëdhënie financiare me Epstein," tha një zëdhënëse e bashkëthemeluesit të Microsoft.

Gates u takua me Antonovën në një tur pokeri

Bilioneri që kishte mësuar të lunate nga prindërit e tij u takua në vitin 2010 me Mila Antoneva, e cila kishte themeluar një klub për të luajtur në ‘Bay Area’.

Ajo e përshkroi takimin e tyre në një video.  

“Unë nuk e kam goditur, por u përpoqa ta prek me këmbën time,” kujton ajo.

Antonova më pas propozoi një sipërmarrje në të cilën ajo do t’i ofronte mësime përmes internetit. Epstein shihej si një investitor i mundshëm dhe ajo u prezantua me të nga Boris Nikolic, një i besuar i Gates dhe këshilltar i lartë shkencor.

Përfundimisht Epstein refuzoi të investonte në projektin, BridgePlanet, pas takimit të tyre në shtëpinë e qytetit të Epstein në nëntor 2013. Më pas ajo u bë programuese ndërsa Epstein pagoi për trajnimin e saj.

“Epstein pranoi të paguante dhe ai pagoi direkt për shkollën. Asgjë nuk kishte ndryshuar. Nuk e di pse e bëri këtë. Kur e pyeta më tha thjesht që ishte i pasur dhe donte të ndihmonte njerëzit," tha ajo për ‘The Journal’.

Ajo ka refuzuar të komentojë për Gates dhe shtoi se nuk e dinte se kush ishte Epstein kur u takuan.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?