Vrau vajzën dhe dhëndrin e tij natën e vitit të ri, shpallet fajtor shqiptari në Australi

17 Shkurt 2021, 22:33| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 22:51

  • Share

Osman Shapfataj, babai shqiptar i cili vrau vajzën e tij dhe dhëndrin të tij në Australi në vitin 2019 është shpallur fajtor për këtë ngjarje. Sipas Mail Australia, Shapfataj u shpall fajtor për vrasjen e dyfishtë nga autoritetet në Melbourne.

Ngjarja ndodhi në mëngjesin e 31 dhjetorit të 2019-ës ku babai vrau vajzën dhe dhëndrin e tij sapo ata po hynin në shtëpi. Vajza e tij Lindita, 25 vjeç vdiq në vend, ndërsa Vetoni, 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital.

Çifti sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër duke festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës, ku pas një sherri mes tyre ai i ka qëlluar të dy e më pas edhe veten.

Kujtojmë se shqiptari nga Kosova i cili jetonte prej disa vitesh në Melbourne,  pas një sherri në familje vrau me armë zjarri të bijën dhe dhëndrin, ndërsa më pas tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë.

Sipas mediave australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia duke i ekzekutuar. Një anëtar i familjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha që vajza kishte kaluar një periudhë të vështirë nga i ati për shkak të formimit të tij.

Lindita dhe Vetoni

Lindita dhe Vetoni

Osman Shapfataj, babai shqiptar i cili vrau vajzën e tij dhe dhëndrin

1613597754_shapfataj.jpg

Osman Shapfataj, babai shqiptar i cili vrau vajzën e tij dhe dhëndrin

Lindita dhe Vetoni

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pajtim: 18/02/2021 01:21

    Hajvan,,. vritet femija kot...malok hesapi..

    Përgjigju
  • Iris: 18/02/2021 01:05

    Cfare mund te presesh kur ne mes eshte formimi?Cfare mund te presesh kur pas 1912,ende ka patur shqiptare ,ketu e pertej kufijve,qe u vinin femijve emrin e pushtuesve ,/OSMAN/ ? Cfare mund te presesh kur per 500 vjet pushtuesit na helmuan gjakun e logjiken ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?