Vrau Saimir Jakun, Dorjan Keqi u arrestua pranë gjykatës së Lezhës, ishte për një proces gjyqësor! U zbulua nga gjurmët e gishtave

26 Korrik 2022, 11:23| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 11:43

  • Share

1658825526_keqi.jpg

Dorjan Keqi, vrasësi me pagesë i arrestuar për ekzekutimin e Saimir Jakut në Rrëshen në 2016, u arrestua pranë gjykatës së Lezhës. Ai ishte aty i pranishëm, pasi kishte një proces gjyqësor për drejtimin e makinës pa leje qarkullimi. Sipas burimeve për Report Tv, Dorjan Keqi është zbuluar nga gjurmët e gishtave që kishte lënë në vendin e ngjarjes. Pas vrasjes së Saimir Jakut në fshatin Skuraj u gjet një automjet, i cili dyshohet se ishte përdorur nga autorët e krimit dhe pranë makinës u zbulua bidoni i benzinës. Pikërisht në bidonin e benzinës, u gjet një gjurmë gishti. Provat që janë analizuar në laboratorin e policisë shkencore dhe kanë rezultuar me të njëjtin profil me të Dorjan Keqit.


Lajmi kryesor:

Arrestohet vrasësi me pagesë, ekzekutoi Sajmir Jakun në 2016 në Rrëshen dhe nisi sagën e hakmarrjes për pazaret e drogës! Porosi nga një grup kriminal në Lezhë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?