Shkodër/ Vrau pronarin e shtëpisë sepse i kërkoi lekët e qirasë, Gjykata dënon me 22 vite burg Lekë Vuksanin

7 Prill, 13:02| Përditesimi: 7 Prill, 15:18

  • Share

SHKODËR - Gjykata ka dënuar me 22 vite burg 34-vjeçarin Lek Vuksani, autorin e vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani, ngjarje e ndodhur më 2 maj në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Para togave të zeza prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 34 vjecarin në krimin e ndodhur në rrugën Tom Kola.

Avokati mbrojtes ka kerkuar testin paikologjik per autorin e ngjarjes por kjo nuk eshte pranuar nga gjyqtari i ceshtjes

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 pas një konflikti për qiranë e banesës në pronësi të viktimës. 51-vjeçari Petrit Vuksani i kërkoi qiraxhiut të tij qiranë e banesës ku jetonte, kjo mesa duket ka nxitur konfliktin mes tyre dhe më pas ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit automatik nga 34-vjeçari. Në momentet e fundit të jetës së tij, Petrit Vuksani ndodhej në shtëpinë e tij dhe sapo ishte kthyer nga Anglia ndërsa vajzat e tij banojnë në Itali.

Lajmi në përditësim...

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 08/04/2024 10:45

    Turp per drejtesine qe jep denime te tilla qesharake. Kaq vlen jeta e shqiptarit per drejtesine dhe qeverine tone. Zoti marte hak si tek kriminelet ashtu dhe tek keta drejtues drejtesie e qeverie qe per pek para shiten si prostitutat e rruges.

    Përgjigju
  • Hajde hajde: 07/04/2024 14:31

    Ca esht ky denim 22 vite !! Me sjellje te mir e me shkurtime 7 vjet burg ban . Turp

    Përgjigju
  • jani: 07/04/2024 14:17

    duhej denuar me burgim te perjetshem...pse 22 vjet..po vrave biles duhet te vritesh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?