Vrau një polic në ’97-ën pas parakalimit të gabuar, ish-punonjësi i SHIK dënohet me 12 vite burg! 24 vite më parë i ishte caktuar burgim i përjetshëm

8 Mars, 15:20| Përditesimi: 8 Mars, 18:03

  • Share

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për dënimin me 12 vite burg të ish punonjësit të Shërbimit Informativ Kombëtar,  Hektor Voci. Ngjarja për të cilen akuzohet ish-punonjësi i SHIK, ka ndodhur në 10 shkurt 1997. Voci, në atë kohë 31 vjeç  akuzohet se  ka ekzekutuar nje ish punonjës policie pas një grindje që mes  tyre per shkak të një parakalimi të gabuar. Voci është  arrestuar por  është larguar nga paraburgimi  së bashku me të burgosurit e tjerë për shkak të shpërthimit të burgjeve në Shqipëri.

Ai u ekstradua  me shkurt 2015, nga Britania e Madhe.  Ndërsa gjatë kësaj periudhe çështjet ndaj tij ishin kishin kaluar disa herë në të gjitha shkallët e gjyqësorit madje duke u dënuar  me burgim të përjetshme por këto dënime janë rrëzuar derisa Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë me 18 vite burg që nga gjykimi i shkurtuar ulet në 12 vite burg. 

Si ndodhi ngjarja në 1997-ën:

Në datë 10.02.1997, Hektor Voci, punonjës i SHIK, ka qenë duke udhëtuar për arsye pune, në segmentin Tiranë – Fushë-Krujë, me kamion tip Benz si pasagjer dhe makina po drejtohej nga shtetasi me iniciale B. Xh, punonjës i  SHIK. Ky i fundit ka parakaluar në mënyrë të gabuar duke vënë në rrezik automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C, punonjës policie pranë Komisariatit Nr. 4, në Tiranë.  Punonjësi i policisë, shtetasi me iniciale A. C i ka ndjekur me makinë dhe i ka ndaluar ata pranë fshatit Tapizë. Ai ka dalë nga automjeti i tij dhe është afruar duke mbajtur në dorë armën e shërbimit tek kaminoni ku ndodhej i pandehuri Hektor Voci. Ky i fundit e ka qëlluar me automatikun e shërbimit duke e vrarë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?