Marjan Rroku dhe Alda Canaj

Vrau nënë e bijë në Tiranë në 2001, ish agjenti i SHIK-ut Marjan Rroku ankesa për trajtimin në burg

26 Dhjetor 2022, 22:25| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 22:45

  • Share

TIRANË- Marjan Rroku, një prej të burgosurve i dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau të dashurën dhe nënën e saj, ka shprehur pakënaqësi për mënyrën e trajtimit në burg. Ai i është drejtuar me Gjykatës së Matit me kërkesë për rivendosjen e të drejtave të tij si i burgosur.

Në kërkesën e tij, dokument i siguruar nga gazetarja Keti Banushi, Marjan Rroku pretendon cenimin e të drejtave që lidhen me punësimin, rehabilitimin social dhe ri-integrimin, komunikimin me familjarët e tij apo kushte të jetesës në këto institucione. Ai ka ngritur pretendime lidhur me të drejtat e tij për mënyrën e fjetjes, të drejtën për t'u marrë me aktivitete krijuese dhe rehabilituese.

Për kërkesën e tij, Gjykata e Matit ka shpallur moskompetencë, mirëpo Gjykata e Lartë e ka kthyer mbrapsht, duke theksuar se i takon atyre ta gjykojnë si çështje. 

Vendosi:  1. Rregullimin e kompetencës lëndore të gjykatave në mosmarrëveshje, duke përcaktuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat, si gjykatë kompetente.

2. Prishjen e vendimit nr. 39 datë 28.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Në vitin 2001, Marjan Rroku ish-agjent i SHISH, vrau Alda Canajn dhe nënën e saj, Mbarime Canaj. Mbarimja u vra në përpjekje për të mbrojtur të bijën nga plumbat, me çantën e dorës. Pas krimit të tmerrshëm që tronditi Shqipërinë dhe që përkujtohet çdo 8 mars, Rroku u arratis në SHBA, për t’i shpëtuar ndëshkimit, por, ai u arrestua dhe më pas ekstradua në Shqipëri, ku aktualisht vuan dënimin me burgim përjetë.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Llum: 27/12/2022 10:33

    Legen ordiner. Ti meriton plumbin

    Përgjigju
  • Prokurori: 27/12/2022 09:51

    Ke vra 2 gra o shtaz

    Përgjigju
  • aleksadros: 27/12/2022 07:35

    ti duehesh vrare po cfare ti beshe ligjit more dy jete njerzishe na kerkon dhe kushte hyy plere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?