Ish agjenti ShIK-ut Marjan Rroku dhe viktima Alda Canaj

Vrau nënë e bijë në Tiranë, ish agjenti i SHIK-ut Marjan Rroku, i dënuar me burgim të përjetshëm kërkon të punësohet në bibliotekën e burgut të Peqinit

16 Tetor 2020, 18:15| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 18:17

  • Share

Marjan Rroku, ish-agjenti i SHIK-ut i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e nënë e bijë në Tiranë, është shfaqur në dyert e gjykatës me një kërkesë, në të cilën shkruan se kërkon të punësohet si kujdestari i bibliotekës së burgut. Një detyrë e tillë nuk i është dhënë nga drejtuesit e burgut të Peqinit ku Rroku vuan dënimin, dhe për pasojë tashmë ish-agjenti i SHIK-ut, i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar nga kjo e fundit ta emërojë si punonjës të bibliotekës së burgut Peqin.

Marjan Rroku, u ekstradua në Shqipëri me datën 13 shkurt të vitit 2014, pra 13 vite pas vrasjes së 16– vjeçares Alda Canaj dhe nënës së saj Mbarime Canaj, tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Marjan Rroku, pas vrasjes se kryer emigroi jashtë vendit dhe sipas autoriteteve amerikane jetonte me identitetin e rremë, Jeton Mirakaj. Ku nën këtë identitet ishte martuar dhe kishte krijuar familje, nga e cika ishte bërë dhe me fëmijë.

Në vitin 2001, Rroku vrau me armën e shërbimit, Alda Canaj e nënën e saj, Mbarime Canaj. Mbarimja u vra në përpjekje për të mbrojtur të bijën nga plumbat,me çantën e dorës. Për këtë krim të rëndë Rroku u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata e Tiranës.

Komento

Komente

  • Alessandro: 18/10/2020 04:02

    ky e do plumbin ne lulet ballit ,por eshte miku i sal trapit,prandaj e mbajne mir.

    Përgjigju
  • Tiku: 17/10/2020 08:42

    Cfare lajmi eshte ky qe duhej nxjerre ne gazete?!! Apo testim situate eeee. Po mjaft pra me keto lajme

    Përgjigju
  • arrigo: 16/10/2020 23:42

    O tu pergatit nobelin o vllazen meqe ismail kadare mori nocrokun ky o tu bo cmos me e mar ket cmim.Ja prisni romanet me titull "Si i vrava une ato",rezik del bestseller se Shqiperi vendi cudirave.

    Përgjigju
  • Drejtësi: 16/10/2020 20:48

    Jo lëreni te vdes në qeli, dhe mundësisht asnjë orë ajrim këtij mostre.

    Përgjigju
  • Tanino: 16/10/2020 20:46

    Këtë klyshë kudre duhet t a futesh nga aty edhe nga erdhi!

    Përgjigju
  • Jeti: 16/10/2020 20:05

    Ky.legen konster dy vrau e me te perjetshem. Tjetri brau 4 police dhe ia hoqen denimin. Lereni te dale nga burgu ti fusin nje koqe plumbi e ta qerojne.

    Përgjigju
  • Ardit gjebreja halja: 16/10/2020 19:29

    Diti i beri dhe emisjon ketij m✓ti ne burg ...qe Ka vrare 2 persona. Robt ku ti kete gjebreja e ky bashk me ate.aty te ngordhi ne qeli si qen se keto Jane hile te atyre me te perjetshem qe behen te mire te biblioteka mbas 2-3 vjetesh kerkon nr e viteve te burgut e kerkojme te dalin me kusht.kemi shembuj te tille e shum qe e meritojne te rrine mbyllur sot jane te lire

    Përgjigju
  • Emigranti: 16/10/2020 19:16

    Te lirohet se fajin e ka ajo qe ka vdek e ka mbajt me rrena gjth ato vjet dhe ne fund i futi gishtin dhe sigurisht mori plumbin.ate cka meritonte

    Përgjigju
    • @emigranti: 16/10/2020 20:46

      Emigranti e provofsh në kurriz tënd dhe të familjarëve të tu, atë që ka provuar familja e asaj vajze të gjorë. Ti duhesh vrarë me bukë në gojë o plehrë me të tillë mendje që ke.

    • Qytetari: 16/10/2020 20:33

      Ti mor palaço po sikur te kishe vdekur motra jote dhe mamaja jote cfare do thoshe kete mendim do kishe more legen djal

    • venaliu: 16/10/2020 20:30

      shko vizitohu se e paske serioze gjendjen mendore.Zoti te meshirofte.Si mund te shash viktimat edhe te mbrosh vrasesin e nenes dhe vajzes.Ashtu ta gjesh edhe ti qe te kuptosh sa i rende eshte dheu o i mjere.pjelle e ndyre.cfare mban kjo toke

    • Polici: 16/10/2020 19:25

      Po' ben ironi ti apo e ke me gjith men? Nqs je serioz je per tu mbyllur ne cmendine.po pse duhet te vrasesh 2 njerez?cfar te vrane qe i vrave o te vrafte i madhi Zot

  • UKU MOMLIT: 16/10/2020 19:10

    Marian Rroku,studenti dhe vartesi i Fatos Klosit,i zgjedhur si agent SHISH dhe mbrojtur per dy vrasje nga dora dhe intelekti i FatosKlosit,qe na prrallis si anal-ist neper studjot dylbere te mediave partiake dhe kurre kombetare.

    Përgjigju
  • Qytetari: 16/10/2020 18:38

    Ne asnje menyre! Ka vrare nene e bije!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?