Foto ilustruese

Vrau në 1997 një person për 2 mijë dollarë borxh që nuk ia kishte kthyer, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

3 Shkurt 2022, 16:08| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 16:57

  • Share

TIRANË- Një 45-vjeçar është arrestuar në Greqi dhe më pas është ekstraduar drejt vendit tonë, për një vrasje që e ka kryer në vitin 1997.

Report Tv mëson se është ekstraduar Elvison Dimo, pasi ky i fundit në 1997 në Patos të Fierit ka vrarë Sabri Bregasin për 2 mijë dollarë që i kishte pasur borxh.

Për këtë ai ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. 

"I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë, 45-vjeçari i dënuar me 20 vjet burgim.  

Nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë, u bë arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: 

Elvison Dimo, 45 vjeç.  Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.   Në vitin 1997, në Patos, Fier, shtetasi Elvison Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. B.", njofton Policia. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • refugjati: 03/02/2022 19:08

    2000 dollar per 20 vjet...ma mer mendja qe esht bo pishman si qeni se i bi 100 dollar nji vit burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?