Gjovalin Lesi i arrestuar

Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, në Itali Gjovalin Lesi përdorte identitetin e vëllait të sëmurë! Publikohen pamjet e arrestimit

4 Prill, 18:31| Përditesimi: 4 Prill, 18:41

  • Share

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e arrestimit të Gjovalin Lesit, i arrestuar ditën e djeshme (3 prill), pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e motrës dhe kunatit më vitin 1997 në Rubik.

Mediat italiane raportojnë se përgjatë gjithë këtyre viteve Lesi kishte arritur të jetonte qetësisht në Itali, pasi kishte mundur të përdorte identitetin e vëllait të tij me aftësi të kufizuara.

55-vjeçari, është dënuar nga Gjykata e Mirditës në vitin 1998 me burgim të përjetshëm, për vrasjen me kallashnikov të kunatit dhe motrës së tij pas një sherri për motive të dobëta.

Ai tanimë ndodhet në burgun e Materës dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri. 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?