Elton Sefa

Kronikë

Vrau menaxherin anglez, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm, hesht para gjykatës: Nuk e kujtoj vrasjen

9 Korrik 2021, 21:40| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 22:34

  • Share

Elton Sefa, punëtor shqiptar i cili vrau për menaxherin anglez në firmën e ndërtimit ku punonte, është dënuar me dënim të përjetshëm.

24-vjeçari shqiptar nga Durrësi, u shpall fajtor për vrasjen e 47-vjeçarit John Woodward dhe gjykata dha dënimin e përjetshëm.

Menaxheri i firmës së ndërtimit, ishte viktimë e një sulmi brutal nga duart e punëtorit që ai kishte marrë përsipër ta ndihmonte dhe ta mbështeste. Ai u gjet nga kolegët me plagë në kokë të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe sende të forta. Elton Sefa u arrestua nën dyshimin e përfshirjes në vrasje. Pas vrasjes, ai u largua nga Britania e Madhe për në Shqipëri përmes Holandës.

Në gjykatë Sefa ka thënë se nuk e kujton incidentin dhe nuk është mbajtur si dëshmitar në gjyqin ndaj tij. Pra ai nuk ka shprehur asnjë motiv se pse e kreu vrasjen. Sefa u dënua me burgim të përjetshëm, me të drejtë për të kërkuar lehtësim të dënimit pas 22 vitesh.

Elton Sefa shënoi rastin e parë të ekstradimit të një shqiptari në Mbretërinë e Bashkuar që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së ndërsjelltë mes dy vendeve. Sefa u arrestua në zonën e Shijakut pasi autoritet britanike kishin lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti për akuzën e vrasjes me dashje.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në 2 mars 2019 vendosi ekstradimin e Sefës në Britani. Ky vendim nuk u prit mirë nga familjarët e Sefës të cilët pretendojnë se djali i tyre nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje, por thjesht erdhi në Shqipëri nga frika se ishte pa letra. Avokati mbrojtës i Sefës, Arsen Çaushaj i kërkoi Gjykatës së Durrësit pezullimin e ekstradimit duke vënë para Gjykatës dhe prokurorit Ilir Turja, një sërë dokumentesh që vërtetojnë se 25-vjeçari është i papërgjegjshëm mendërisht me diagnozën çrregullim psikotik. Sipas dokumenteve rezultonte se Sefa ishte shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë prej 26 shtatorit 2018 deri në 13 gusht 2019. Por, Gjykata e Durësit nuk pranoi provat e trupës mbrojtëse dhe Elton Sefa u ekstradua në 15 janar të 2020.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 10/07/2021 04:31

    Ky esht shteti qe dona oo shqiptar ae Shifni sa mire Po funksjonojn gjykatat bravo

    Përgjigju
  • XXX: 10/07/2021 02:09

    Hë, kjo eshte drejtesi. Dil nga burgu 60 vjec tashi kokra legenit.

    Përgjigju
    • Mirditor: 10/07/2021 15:09

      mos te raft ty se pastaj e shef ti se si mendon ndryshe pastaj.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?