Vrau me thikë 60-vjeçarin në lokalin në Tiranë, si nisi sherri banal, autori: Mos të të shikoj këtu kur të jem unë

8 Maj 2022, 11:10| Përditesimi: 8 Maj 2022, 12:15

  • Share

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Ilir Kapos, i cili u qëllua për vdekje me thikë nga fqinji i tij Olgert Dhimitri. Sipas burimeve, 37-vjeçari ka qenë duke konsumuar alkool në lokalin ku ndodhi krimi. Në një tavolinë tjetër ka qenë edhe viktima 60-vjeçari Ilir Kapo.

Të dy kanë konsumuar alkool dhe më pas kanë bënë sherr në lokal. 37-vjeçari nxjerr jashtë për ta 'sqaruar' 60-vjeçarin pse e quajti 'malok' dhe e vret me thikë.

Mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal, ku sipas dëshmitarëve autori i ka thënë viktimës “mos të të shikoj këtu kur të jem unë”. Duket se 60-vjeçari e ka kundërshtuar të riun. Ky i fundit më pas i ka kërkuar që të dalin dhe të sqarohen jashtë lokalit. Dhimitri ka marrë një thikë ku e ka goditur për vdekje Kapon.

Pas arrestimit të tij nga policia, Olgert Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit. Madje autori nuk ishte në gjendje që të kuptonte krimin që kishte kryer. Ngjarja u regjistrua një ditë më parë në pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë.

Viktima Ilir Kapo një ditë më parë në vendin e ngjarjes 

Ora 11:27
U vra me thikë një ditë më parë, del foto, ja kush është viktima

1652002156_ilir.jpg

Report Tv ka siguruar foton e viktimës Ilir Kapos, i cili u vra një ditë më parë nga 37-vjeçari Olgert Dhimitri. 60-vjeçari Ilir Kapo u vra me thikë nga Dhimitri në një lokal pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?