Foto ilustruese

Një shqiptar akuzohet për vrasjen e një 38-vjeçari në Greqi, policia greke e shpall në kërkim: Autori u arratis në Shqipëri

23 Nëntor 2023, 21:24| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 23:35

  • Share

Policia greke ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar shqiptar i cili akuzohet se ka vrarë me thikë 38-vjeçarin grek, Nikolao Mazaraqi pas një sherri mes tyre.

Mediat helene raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen 17 tetorit 2023 në vendin e quajtur “Ajia Sotiria” në lagjen “Menidi” të Athinës.

38-vjeçar grek është goditur me thikë dhe kishte humbur jetën për shkak të gjakderdhjes. Sipas medieve greke autori ka kaluar në territorin shqiptar.  

Kanë qenë dëshmitarë okularë ata të cilët kanë ndihmuar policinë greke të ndërtojë dinamikën dhe të identifikojë autorin. Sipas dëshmitarëve, viktima dhe 41-vjeçari shqiptar kanë debatuar ashpër për çështje droge. Më pas, autori e goditi me thikë në kofshë, duke i shkaktuar hemorragji.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?