Florian Rama

Vrau marokenin në Spanjë/ Gjykata urdhëron marrjen me forcë të ADN-së së Florian Ramës (FOTO)

30 Mars, 20:37| Përditesimi: 30 Mars, 20:45

  • Share

Gjykata spanjolle ka vendosur dhe urdhëruar marrjen e një kampioni ADN të Florian Ramës, i cili akuzohet për vrasjen e 24-vjeçarit Soufian Mraha në qershor 2019.

30-vjeçari shqiptar, i cili thuhet se ka vrarë të riun pas një debati në një bar u ekstradua nga Anglia në Spanjë në janar të këtij viti.

Sipas mediave të huaja, identiteti i tij si autor për vrasjen e 24-vjeçarit është konfirmuar nga të paktën 3 dëshmitarë.

Gjithashtu kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar  një person që largohej nga vendi ngjarjes drejt një rruge që për “jetonte edhe një shok” i Ramës (këtë ka dëshmuar vrasësi shqiptar).

Megjithatë Gjykata ka kërkuar edhe ADN e të dyshuarit për të përforcuar provat lidhur me autorësinë por Rama ka refuzuar duke detyruar gjykatën të kërkojë marrjen forcërisht të saj.

ADN-ja e Florian Ramës do të krahasohet me profilin gjenetik mashkullor të një gjurme gjaku në vendngjarje.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?