Ekskluzive/ Vrau kunatin në Greqi se i përdhunoi të bijën, gjyshi flet për Report Tv: Mbesa i tregoi të atit, maskarai i merrte para e kërcënonte

11 Janar, 14:58| Përditesimi: 11 Janar, 15:54

  • Share

Report Tv ishte në banesën e familjarëve të 50 vjeçarit i cili vrau kunatin pasi zbuloi se abuzonte seksualisht me të bijën që e kishte nga martesa e parë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Volos në Greqisë më 9 janar 2024. 

Prindërit e 50 vjeçarit jetojnë në Shqipëri dhe janë të shokuar. 

Babai i 50 vjeçarit shprehet i shqetësuar pasi ka frikë se mos hakmerren dhe  bëjnë keq djalit të tij. Ai tregon si i biri kishte mësuar për abuzimin seksual dhe kërcënimet që vëllai i nuses bënte ndaj vajzës së mitur. 

Si e morët vesh lajmin?

E dëgjuam nga të tjerët dhe nuk e besova, mendova se ka bërë aksident. Kur pyetem mirë e morëm vesh që e ka bërë djali atë (vrasjen). 

E keni parë ndonjëhere kunatin?

Po e kemi takuar, e njihnim, por nuk e njihmin për të keq, e dinim njeri të mirë, por paska qenë maskara, të merresh me një fëmijë! I mori paratë çupës (mbesës), që djali ia jepte për qiranë e shtëpisë, se vajza bënte shkollën në Janinë. Djali i çonte para, ai (autori) i kërkonte para çupës, e kërcënonte! Djali im vajti atje dhe i tha çupës ku i ke parë? Çupa filloi të qante dhe i tregoi se paratë ia kanë marrë ai dhe i tregoi gjithë gjërat që kishin ndodhur.... (përdhunimi). Djali ka 10 vite i martuar me gruan e dytë. Në Shqipëri vinte rrallë se kishte 5 fëmijë për të rritur. Tre vajza nga martesa e parë, djalin nga martesa e dytë dhe një vajzë që e solli me vete gruaja e dytë. 

Keni frikë nga hakmarrja? 

Po kemi frikë se mund të ndodhë edhe më keq! 

Ngjarja e rëndë u bë publike në mediat greke. Siç raportonte ‘Protothema’, autori e kishte vrarë me arme gjahu, të cilën e kishte me leje, vëllain e gruas së tij të dytë dhe më pas ishte dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin. 50 vjeçari kishte  3 vajza me martesën e parë ndërsa me gruan e dytë kishte një djalë.

Vajza ka dëshmuar se ngacmimet seksuale kishin nisur në moshën 9 vjeçare 'dhe përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç! Kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash, pasi ajo kishte filluar punë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?