Vrau kunatën me sëpatë në Elbasan, lihet në burg 58-vjeçari

20 Maj 2023, 13:16| Përditesimi: 20 Maj 2023, 13:42

  • Share

ELBASAN- Më kokën ulur dhe i heshtur ka qëndruar para trupës gjykuese Tefik Tashi, 58-vjeçari i cili masakroi me sëpatë në mes të rrugës në fshatin Kusarth të Elbasanit, kunatën e tij Alma Qevanin. Gjykata e Elbasanit caktoi masën ‘arrest me burg’ për 58-vjeçarin, i cili pas krimit makabër tha se e vrau kunatën (motrën e gruas) sepse ajo e ofendonte vazhdimisht.

Para grupit hetimor ai deklaroi se e vrau kunatën e tij Alma Qevanin, 44-vjeçe, sepse nuk e lejonte bashkëshorten e autorit (motra Almës) që të shkonte në shtëpinë e tij. Kjo dyshohet se ka qenë nisja e konfliktit që përfundoi në tragjedi me vrasjen në mënyrë makabre të 44-vjeçares.

Krimi i rëndë ndodhi mesditën e djeshme (17 maj), ku Tefik Tashi vrau me sëpatë Alma Qevanin, në sy të bashkëshortes, motrën e kësaj të fundit. Policia tha se fillimisht ka pasur një debat mes autorit të ngjarjes dhe kunatës së tij, motrës së gruas, që më pas degradoi deri në vrasje. 58-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit ndërsa pas arrestimit u tha hetuesve se Alma e kishte sharë dhe kjo ishte arsyeja që e kishte nxehur dhe e kishte goditur.

Gruaja fillimisht u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda. Etleva Qevani, gruaja e autorit tregon se sherri nisi pasi Alma nuk i kishte hapur telefonin Tefikut. Të dy motrat nuk kanë pasur kontakte të shumta me banorët e zonës aty, pasi fqinjët treguan se nuk dilnin shpesh dhe nuk kishin komunikim të vazhdueshëm. Etleva ishte martuar me Tefikun prej dy vitesh.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?