Vrau kryeplakun për motive banale, dënohet me 24 vite autori i ngjarjes në Lezhë

28 Korrik 2020, 12:38| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 12:50

  • Share

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 24 vite burg Tonin Ndojin, pasi e ka shpallur fajtor për vrasjen e kryeplakut të fshatit Mërqi Gjin Markun, ngjarje e ndodhur me 19-qershor të vitit 2019-të.

Ndoji është dënuar për veprat penale të 'vrasjes me paramendim dhe 'armbëmbajtje pa leje'', por duke qenë se ka kërkuar gjykim të shkurtur, që është pranuar, gjykata si përfundim ka vendosur 16 vite burg.  

 Në konkluzionet e prokurorisë thuhet se Gjin Marku sëbashku me tre punëtore po ngarkonin jonxhe në një kamionçine në parcelen e tij. Në punë e siper rreth ores 07 e 40 minuta gjatë kohes që po ngarkonin kamionçinen kanë konstatuar një motomjet “papaq” me ngjyre të zezë i cili po afrohej, ku në drejtimin e motomjetit ka qene shtetasi Tonin Ndoj, i cili kishte me vete një çantë të zezë.

Pasi ka hyrë në parcelë dhe ka zbritur nga motomjeti ai ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri dhe i është drejtuar Gjinit me fjalët “hajde tek une”. Gjini pasi ka parë armen në tentativë për t'u mbrojtur ka tentuar të fshihet, duke përdorur si mburojë punetorët të cilët janë larguar pasi kanë qenë nën kercenimin e armës.

Në tentativë për tu mbrojtur nga sulmi Gjin Marku është shkëputur duke u sjellë përreth kamionçinës ku fillimisht është plagosur në dorë dhe me pas është ndjekur dhe është qëlluar për vdekje. Ngjarja e rëndë ndodhi pas konflikteve banale që kishin patur autori dhe viktima.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/07/2020 02:17

    16 vjet,drejtesia po tallet me viktimat.Vrasesi=hajdut.Duhet patjeter te hiqet gjykimi I shkurtuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?