Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi

Vrau kolegun në komisariatin nr.3 në Tiranë, kalon për gjykim ështja ndaj policit Ludjan Zaimi! Nuk përfiton gjykim të shkurtuar

1 Dhjetor 2022, 14:19| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 14:23

  • Share

Gjykata e Tiranës kalon për gjykim Ludjan Zaimin efektivin që vrau neë komisariat kolegun Çaush Saliasin. Ai akuzohet për vrasje me dashje dhe nuk përfiton gjykim të shkurtuar. Ludjan Zaimi, 25-vjeç zgjodhi të heshtë, që nga momenti që mësoi se kolegu Çaush Saliasi, që qëlloi 7 herë me pistoletë, kishte ndërruar jetë! Në seancën gjyqësore të 25 majit (disa ditë pas vrasjes), ai nuk tha asgjë, thjesht ka mësuar vendimin e Gjykatës së Tiranës që e la në burg, ndonëse avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë. Gjykatësi Sokol Pasha ka kërkuar gjithashtu edhe një ekspertizë mjeko-ligjore të autorit, kjo sepse gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën anti- depresantë seroquel, medikament që përdoret për të kuruar skizofreninë, çrregullime bipolare si dhe për probleme të tjera të rënda mendore.

Me këtë pretendim, 25-vjeçari tentoi t'i shpëtonte krimit të tij, por sipas ekspertizës i riu rezulton në gjendje normale. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit teksa po ndërroheshin turnet dhe në sallë ishin kolegët e tjerë. Zaimi duket se e kishte të qartë shënjestrën e tij ndaj i bëri thirrje efektivëve të pranishëm që të ulnin kokat.

Report Tv siguroi pamje nga ambientet jashtë komisariatit ku duket se kolegët kishin shpresa se Saliasi do të jetonte në gjendje paniku përpiqen ta fusin në makinën e policisë dhe ta çojnë me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërsa në komisariat u shkaktua gjendje kaosi dhe të gjithë kishin dalë jashtë pasi nuk po e kuptonin çfarë kishte ndodhur. Në dëshminë e tij të vetme, Ludjan Zaimi tha se e vrau Saliasin pasi e tallte dhe e shante duke i thënë “qorr” dhe duke e sharë nga nëna. Zaimi kishte 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit ndërsa viktima Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une: 01/12/2022 18:00

    Ai palaçoja e ka meritu plumin se e ka bullizuar djalin, po mjer ky qe do kalbet brenda thuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?