Regjisori Alec Baldwin

Vrau kolegen në sheshxhirim, regjisori Alec Baldwin rikthehet në punë: E kam ende të vështirë

9 Shkurt 2022, 02:46| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 02:48

  • Share

Regjisori Alec Baldwin është rikthyer në xhirime 3 muaj pas incidentit të rëndë. Lajmin e ka dhënë vet 63-vjeçari përmes rrjetit social Instagram i cili ka postuar një seri videosh, duke reflektuar mbi jetën e tij.

Alec Baldwin tregoi se është ndjenjë e çuditshme të rikthehet, pasi do të fillojë punën me xhirimin e filmit të tij të parë pas vdekjes së drejtoreshës së fotografisë Halyna Hutchins.

‘Është e çditshme të kthehesh në punë. Nuk kam punuar që në tetor të 2021 kur ajo gjë e tmerrshme ndodhi gjatë xhirimeve të atij filmi. Patëm një aksident…dhe vdekjen e kineastes Halyna Hutchins, e kam ende të vështirë ta them. Por u riktheva në punë sot për herë të parë në 3 muaj e gjysëm…ishte interesante…më ka marrë malli për fëmijët e mi.’- shprehet aktori i Hollivudit gjatë videos.

Mendohet se 63-vjçari do të jetë pjesë e kastit të filmit “97 minnutes close to Alton i Hampshirë”, pas videove të postuara.

Aktori është ende në process gjyqësor për dy padi të ngritura kundër tij pas vrasjes fatale të anëtares së produksionit Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust” në Santa Fe, New Mexico.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?