Vrau Klodian Rashën, Apeli dënon me 18 vite burg ish efektivin Nevaldo Hajdarjan: 25-vjeçari nuk kishte armë dhe nuk i rrezikoi jetën policit

16 Mars 2022, 10:14| Përditesimi: 17 Mars 2022, 07:08

  • Share

Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar me 18 vite burg ish efektivi Nevaldo Hajdaraj, për vrasjen e të riut Klodian Rasha. Përmes gjykimit të shkurtuar ai do të kryejë 12 vite burg. Prokuroria kërkoi dënim me 20 vite burg dhe heqje të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë që Gjykata e Apelit vendosi të rrëzonte kërkesën e mbrojtjes për heqje të akuzës për “vrasje me dashje” për shkak se u vetëmbrojt, duke u shprehur se Klodian Rasha nuk kishte armë me vete dhe nuk përbënte rrezik për jetën e efektivit Hajdaraj.

Vendimi për dënimin e tij me 18 vite burg u dha në unanimitet nga gjyqtarët Edlira Petri, Genti Shala, Elona Toro. Gjatë seancës së sotme janë dëgjuar sërish palët, ku mbrojtja tha se “vrasja u krye në kushtet e mbrojtjes së nevojshme ndaj duhet të hiqet akuza për vrasje me dashje”. Ndërsa prokurorja Arta Marku kërkoi 20 vite burg për Hajdarajn. Kujtojmë se ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj u dënua në shkallën e parë ai u dënua me 15 vite burg.

Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit 2020, ndërsa e qëlloi nga një distancë prej 5 metrash largësi. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, tregonin qartë veprimin e ish-policit, i cili duket se u pozicionua për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte. Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, ish-polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.

Hajdaraj u arrestua menjëherë, fillimisht me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, por hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe se mund të ishte evituar.

Vrasja e Rashës pasoi një valë protestash dhe tensionesh politike, duke çuar edhe në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe në vendin e tij u emërua Bledi Çuçi

25-vjeçari Klodjan Rasha u shpall Dëshmor, ndërsa familjes iu lidh pension i përhershëm.

Vendimi i Gjykatës

Ora 14:46
Vrasja e Klodian Rashës, dënohet me 18 vite burg Nevaldo Hajdaraj

Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 18 vite burg Nevaldo Hajdarajan, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodian Rashës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 12 vite burg

Ora 14:33
Seanca për Nevaldo Hajdarajn/ Mbrojtja: U vetëmbrojt! Prokurorja Marku: T'i hiqet gjykimi i shkurtuar, s'është i sinqertë

1608117144_NEVALDOHAJDARAJ750x497.png

Në seancën e zhvilluar sot për Nevaldo Hajdarajn, të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës, kanë folur palët. 
Pala mbrojtëse ka thënë se vrasja u krye në kushtet e mbrojtjes së nevojshme ndaj duhet të hiqet akuza për vrasje me dashje. 
Ndërsa prokurorja Arta Marku është shprehur se Hajdaraj duhet të dënohet me 20 vite burg pasi nuk është i sinqertë dhe vendimi i shkallës së parë ja ka pranuar padrejtësisht. 
Gjykata e Apelit është tërhequr për vendim. 
 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opgj: 16/03/2022 18:25

    Ju mund ti manipuloni provat si te doni se keni Dhe gurin dhe arren, por ai ka pase arme dhe ka qene shume i dhunshem, Kjo dihet boterisht! Dhe ne nje pike polici eshte i pafajshem. Por polici ka shume faj sepse ska perdor trurin, Kjo si falet. Gjithsesi , 18 vjet sdo beje rrini te qete, ndoshta 7-8 dhe i ben Se ska mundsi me teper as mik as lek! Ju po nxirrni kriminela me 20 vrasje per mungese provash, Si bandat tiranes, e elbasanit, e shkodres, e vlores. Keni gjet ca i keni be shembull.. dhe te tjeret po bejne partyyyy...

    Përgjigju
  • Une: 16/03/2022 18:02

    Ne Amerike e Evrope kishte dale i pafajshem polici.. ne shqiperi u be deshmore tjetri, arma i ra nje zogu nga sqepi aty prane nuk kishte lidhje me deshmorin.. shtet legen.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 16/03/2022 15:36

    Deshmor i atdheut nuk e kuptoj dot.A ma shpjegon njeri Pse?

    Përgjigju
  • Lui: 16/03/2022 15:23

    Denohet ky 18 vjet, dhe ai horri i Qazim Sejdinit denohet 12 vjet... Hajde drejtesi hajde..

    Përgjigju
  • Tirona: 16/03/2022 15:17

    Ky bq nga kamarier na u bo polic se njifte nja 2 njerëz kur policia udhëhiqej nga grupi Tepelen-Sarandë.Nji mallist ka qen por ska pas qen çun i keq.Gjithsesi kur uniformën e shtetit e vesh lloj lloj barrboni ene bohen trrima me armë ky ësht përfundimi.Ky nuk ësht asgjo..Dilni e boni nai kontrroll te rrajoni 3 ene shifni kush ësht polic ene bonin si horra me robt e thjesht për maska në rrugë e kur dilnin bisnesmenët pa maskë rreth 15 katëshit kto sumriqa ulnin kokën.Keni hy në gjynof me popullin por shum shpejt hakun do ju japim

    Përgjigju
    • Rajoni 1-2-3-4-5-6: 16/03/2022 18:28

      Po pse rajonet tjera si i ke o Tirona?! Komplet kontigjent, secili trafikant ka fut nga 5 vete Ne cdo drejtori e repart e garde e komisariat e renea.. Qe ti ket rrenjet te ngulura brenda, dhe ne fund, Lulezon krimi dhe trafiqet dhe normal parajs piset, Ska si mos te vdesin njerez te fajshem dhe te pafajshem.

  • Drejtesi: 16/03/2022 15:16

    Bravo denimin maksimal pothuajse

    Përgjigju
  • Sbeh: 16/03/2022 15:06

    Mos vrit tendin o njeri, sepse vritesh. Do e shikojme se si do ti beje ato vjet burg ky pjeshke.

    Përgjigju
  • KOLI: 16/03/2022 13:51

    LIROJENI QE TA VRASIN FAMILJA E RASHES,,,,NUK KA PSE JETON KY KRIMINEL EDHE NE BURG QOFTE....

    Përgjigju
    • Familja: 16/03/2022 18:32

      Te ishin per ta vra ato sdo ishin shit per lek buke, E shiten djalin e ndrruan me nje rroge dhe Per nje medalje pas vdekjes, pa lidhje hero i kombit... Nje drogaxhi rrugac lagje, vetem ne kte vend plere ndodhin kto gjera! Si azemin qe e vrane per hallet e pislleqet e veta Dhe e bene deshmor pastaj!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?