Jetmira Hasani dhe Agron Tanushi

Vrau ish-kunatën për shkak të pronësisë, burg për Agron Tanushin! U filmua nga kamerat e sigurisë

18 Shtator 2020, 11:47| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 19:44

  • Share

Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për Agron Tanushin, autorin e vrasjes së kunatës së tij Jetmira Hasani në Bathore.

Në gjykatë Tanushi pranoi krimin shkak i së cilës ishte për çështje pronësie. Gjithashtu momenti i vrasjes së Jetmira Hasanit është regjistruar nga kamerat e sigurisë pasi banesa ka qenë e survejuar.

Ajo u vra në sy të vajzës së saj 8-vjeçare dhe prej vitesh kishte konflikte në shtëpi me kunatin e saj.

Madje për shkak të konflikteve të shumta 34-vjeçarja kishte marrë urdhër mbrojtje e cila u vendos më 15 korrik të këtij viti ndërsa 2 muaj më pas kur gjithçka dukej se do i kthehej normalitetit deri kur mbrëmjen e së martës çdo gjë mori rrjedhë dramatike.

Pas krimit, Agron Tanushi u largua së bashku me armën e vrasjes dhe disa orë më vonë ai u kap në Lushnje tek banesa e motrës së tij.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?