Vrau ish kunatën për pronën 3 vjet më parë, Apeli e dënon me 28 vite burg Agron Tanushin! E ëma e viktimës: Kemi frikë se kur të dalë do na vrasë si Dan Hutra

26 Korrik 2023, 11:00| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 12:55

  • Share

Gjykata e Apelit Tiranë shtoi pesë vjet nga dënimi i dhënë në shkallën e parë ndaj Agron Tanushit, i cili vrau ish-kunatën Jetmira Hasani tri vjet më parë në periferi të Tiranës.
Por dënimi i të akuzuarit me 28 vjet heqje lirie, nga vetëm 23 vjet që kishte dhënë shkalla e parë, solli reagimin e avokatit dhe familjes së gruas së vrarë të cilët thanë se do të kërkojnë burgim të përjetshëm në Gjykatën e Lartë.

Avokati Enea Cenko: Do kërkojmë dënimin me burg përjetë në gjykatën e lartë siç është edhe kërkesa e familjarëve.

Nëna e gruas së vrarë thotë se ekzekutimi i vajzës së saj ndodhi pas një historie të gjatë dhune nga ish-bashkëshorti dhe kunati.

"Vajza ka pasur urdhër mbrojtje nga burri në vitin 2014 dhe më pas nga kunati, nga ky person që e vrau" thotë nëna e Jetmirës.

Nëna e viktimës thotë se pas krimit banesa u shit ndërsa vajza e saj nuk kërkonte asgjë më shumë sesa të rriste vajzën aty.

Konflikti ka nisur për banesën, pas ngjarjes ata e kanë shitur.

Ndërsa po rrit mbesën e mbetur jetime pasi i vranë vajzën, nëna e Jetmira Hasanit ka edhe një apel për gjykatën, duke iu referuar kërcënimeve që thotë se ka marrë nga Agron Tanushi e familja e tij.Dhe i bën apel shtetit që të mos përsëritet një rast si ai i Dan Hutrës, burrit që më 1 mars 2023 doli nga burgu e vrau tre gra brenda 1 orë

“ Sot në Gjykatë thamë të gjitha gjërat që ai na ka bërë. Njëherë na ka vrarë, kemi frikë kur të dalë. Nuk vranë një nuse por një ëngjëll. Dan Hutra u lirua e vrau tre gra. Vrasësi i vajzës shan e kërcënon në gjykatë, po sikur të lirohet e të dalë në rrugëthotë nëna e moshuar e cila po rrit vetë vajzën e Jetmirës.

Jetmira Hasani u vra  më 15 shtator 2020 në banesën e saj në Bathore të Tiranës. Krimi atëher u tha se ndodhi në sy të vajzës së saj 8-vjeçare.

Prej vitesh Jetmira kishte konflikte në shtëpi me kunatin e saj. Madje për shkak të konflikteve të shumta 34-vjeçarja kishte marrë urdhër mbrojtje e cila ishte vendosur më 15 korrik 2020.  Pas krimit, Agron Tanushi ishte larguar së bashku me armën e vrasjes dhe disa orë më vonë ai u kap në Lushnje tek banesa e motrës së tij.

1690364171_1600243787tanushi001001.jpg

Jetmira Hasani dhe autori Agron Tanushi
Lajmi ne perditesim.. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • bim: 26/07/2023 12:13

    gjynah qe nuk ka marre burgim te perjetshme, edhe motra duhet te denohet nqs nuk e ka kallxu ne polici

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?