Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, Maliq Marku lihet në burg! Ditën e vrasjes preu biletë për në Angli

3 Dhjetor 2023, 11:30| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 13:35

  • Share

TIRANË- Maliq Marku, 69 vjeç, i cili vrau dy ditë më parë fqinjin e tij Shefqet Hasa pas sherrit për kanalin e ujërave të zeza do të mbetet në burg. Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë për Markun, ndërsa i moshuari para togave të zeza shprehu pendesë për ngjarjen ndërsa nuk munguan edhe momentet kur fliste përçart kur deklaroi se ndaj tij kishte një komplot serbo-malazez. 

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, siguroi dosjen hetimore të prokurorisë e cila evidenton se 69-vjeçari Marku prej kohësh ka pasur konflikte me banorë të zonës për shkak të një kanali të ujërave të zeza që kërkonte të hapte, por që banorët e zonës, mes të cilëve dhe viktima nuk kanë qenë dakord.

Një i njohur i Markut, Ilir Kuka, dëshmitarë okular në vendngjarje, është munduar që të qetësojë palët, por ata kanë nisur debatet edhe duke ofenduar njëri-tjetrin. Në këtë moment, Marku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të Shefqet Hasës, i cili mbeti i vrarë, ndërsa plagosi fqinjin tjetër Ismet Keqa. Sipas prokurorisë autori ka qëlluar deri në mbarimin e gjithë fishekëve që kishte në krehrin e armës së tij.

Pas të shtënave Marku përsëri ia ka drejtuar pistoletën Ismetit, por dëshmitari Kuka në këto momente i ka kapur të dyja duart bashke me pistoletën Maliqit, duke ja ulur poshtë me drejtim për nga toka. Plumbat e fundit të shkrepura nga arma e të moshuarit u qëlluan në drejtim të tokës, ndryshe bilanci mund të ishte më i rëndë.

“Gjate ketij debati ne nje moment personi nen hetim Maliq Marku ka nxjere nje arme luftarake te tipit pistolete dhe ka qelluar 5 here ne drejtim te te ndjerit Shefqet Hasa. Pas këtyre të shtenave Shefqeti eshte rrezuar ne toke në tokë, ndërsa Maliqi duke mbajtur pistoleten me te dyja duart eshte kthyer nga shtetasi Ismet Keqa, duke ja drejtuar pistoletën atij. Ne keto momente shtetasi Ilir Kuka me dorën e tij të majtë ka prekur dorën e djathtë të Maliqit gje qe ka bere te mundur devijimin e pistoletes te personit nen hetim Maliq Marku i cili  qëlloi dhe 3 apo 4 herë të tjera në drejtim të shtetasit Ismet Keqa, i cili si pasoje e nderhyrjes se shtetasit Ilir Kula  pesoi vetem plagosje si pasoje e ketyre të shtënave. Personi nen hetim ka qelluar derisa sa arma e tij i ka mbetur e hapur, pra deri ne mbarimin e gjithe fishekeve qe kishte ne kreherin e armes se tij.

Pas ketyre te shtetanave personi nen hetim përsëri ia ka drejtuar pistoleten Ismetit, por shtetasi Ilir Kuka  në këto momente i ka kapur të dyja duart bashke me pistoletën Maliqit, duke ja ulur poshtë me drejtim për nga toka, ku ne kete moment Maliqi ka qëlluar dhe nje herë të vetme në drejtim të tokes.  Personi nen hetim ka qelluar derisa sa arma e tij i ka mbetur e hapur, pra deri ne mbarimin e gjithe fishekeve qe kishte ne karikatorin e armes se tij”, thuhet në dosje.

Prokurori Florian Bonjaku ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për 69-vjeçarin, ndërsa në kërkesën për masën e sigurisë thuhet se ai paraqet rrezikshmëri për t’u larguar, duke qenë se ditën që ka ndodhur ngjarja kishte prerë biletë për t’u larguar në Angli, vend ku jeton prej vitesh. Pas vrasjes më 30 nëntor, Marku është larguar në banesë ku ka mbudhur edhe njëherë krëhërin e pistoletës së tij me fishekët që kishte në xhep. Në banesë i janë 1 një shkop gome si të policisë, 3 fishekë arme gjahu si dhe një tub që përdorej për pastrimin e armëve.

Ora 11:58
Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, lihet në burg 69-vjeçari! Maliq Marku flet në mënyrë të përçartë: Ka një komplot serbo malazez ndaj meje

1701365607_maliqmarku.jpg

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Maliq Markun, i cili vrau fqinjin e tij Shefqet Hasën pas sherrit për kanalin e ujërave të zeza në Laknas.

Gjate seancës ne gjykate ka folur ne mënyrë të përçartë, dukë thënë: "ka një komplot serbo-malazez ndaj meje".

Ngjarja ndodhi më 30 nëntor, ku Marku vrau Shefqet Hasën si edhe plagosi fqinjin tjetër. Ai prej kohësh kishte pasur debate me banorët e zonës për kanalin e ujërave të zeza.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?