Vrau fqinjin në Laknas për kanalin e ujërave të zeza, Maliq Marku i penduar: Gjithçka ndodhi shumë shpejt, më ofenduan! Qëllova për vetëmbrojtje

1 Dhjetor 2023, 10:06| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 12:25

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës po verifikon vërtetësinë e deklaratave të 69-vjeçarit Maliq Marku i cili ekzekutoi me armë komshiun Shefqet Hasa, 69 vjeç, të enjten e 30 nëntorit, në Laknas dhe plagosi banorin e zonës I. K., 23 vjeç. Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari si autor, ka pretenduar para oficerëve të policisë së Tiranës se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, dhe se viktima e i plagosuri e kishin ofenduar.

69-vjeçari para bluve ka konfirmuar debatin që ka patur me komshiun për gjurmën ku do të kalonin kanalizimet që po ndërtonte ujësjellësi. Sipas Maliq Markut, ai ka kërkuar të sqarohet me fqinjët por situata ka dalë nga kontrolli dhe në gjaknxehtësi e sipër, ai ka marrë armën që mbante pa leje në shtëpi dhe ka qëlluar ndaj tyre. Sipas policisë, autori pretendon se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe ka shprehur pendesë për veprimin.

Por burime nga policia bëjnë me dije se pretendimet e 69-vjeçarit po verifikohen pasi grupi i hetimit ka bindjen se qëllimi i tij ka qenë vrasja e të dyve, dhe se nuk ka vepruar thjesht për vetëmbrojtje.

Ekspertiza në vendin e ngjarjes, ka treguar se Maliq Marku, i ardhur pak kohë më parë nga jashtë shtetit, ka qëlluar me 6 plumba në total duke vrarë 69-vjeçarin Shefqet Hasa e duke rrezikuar seriozisht jetën e banorit tjetër të zonës Besim Keqa pas debatit që ka pasur me ta për kanalin që po ndërtohej në zonë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/12/2023 02:16

    Ne vend te trurit ka dyfekun! A mund te vrasesh se thjesht te fyen?! Vetem qenie si ky e bejne.Piken e logjikes nuk ka,brenda pak minutave e nderon historine disa here:/Sqarime,shpejtesia e ngjarjes,gjakenxehtesi,fyerje,vetembrojtje/! Komshinjte nuk te kane ardhur me kobure ne brez e te benin te fortin, dhe sikur te te fyenin nuk ishte arsye t'i qelloje.Dhe ashtuquajtura /vetembrojtje/eshte komplet absurde.Ja t'a zeme se do te te qellonin me grusht.Cfare do te pesoje nga dy grushte,qe t'a quaje te justifikuar perdorimin e armes?! Edhe sikur te kishin arme e te te kercenonin,per cfare /vetembrojtje/ thua,kur po te donin ata te kishin lene shakull ne vend, ne momentin qe u ktheve shpinen te merrje armen ne shtepi /per vetembrojtje/! Shkaterove veten,familjen dhe hape nje gjakmarrje te re per fisin,(se lloji juaj per Kanun jetoni e betoheni),i morre me qafe,per shkak te ketij budallalleku qe bere.Ne vend t'ju thoshe komshijve,une s'dhashe para per kanalin se isha emigrant e s'me duhej,por tani ja ku po ua jap pjesen qe duhet te jepja e le te biem ne ujdi e mos prishim gjakrat,shkembeve fjale si kokemushke qe mendon se ke pjese dhe aty ku s'te takon dhe ne fund morre dhe armen e bere krim!!!

    Përgjigju
  • Burrnija: 01/12/2023 10:22

    Te dh¿efsha mustaqet...plak legen. Mustaqet jan per burrata e jo per legena si ouna jote. Apo shkuat ne angli e u bet trama te gjith ju shpellare I hape hasmeri gjitb fisit tani

    Përgjigju
    • Mira: 01/12/2023 16:28

      Fiks ore vella.Te drejte ke .Kta sjane burra,jan shejtaner .

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?