Sokol Mjacaj dhe turistët e vrarë çekë

Vrau dy turistët çekë në Shkodër, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin, burg për jetë për Sokol Mjacajn

5 Korrik 2022, 16:20| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 16:47

  • Share

TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin, burg përjetë për Sokol Mjacajn, i cili vrau dy turistët çekë në vitin 2015. Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Shkodër, të dhënë në vitin 2018. Mjacajn ka kërkuar gjykim të shkurtuar por gjykata nuk e ka pranuar.

Mjacaj ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre. Pas kryerjes së krimit Mjacaj është larguar nga vendngjarja dhe është ulur në një kafene të fshatit dhe më pas ka porositur kafe. Ai i ka thënë kamerierit të lokalit se kishte një aparat fotografik për të shitur për 5000 lekë. Kamerieri ka këmbëngulur se nuk e blen me atë çmim pasi aparati ishte i thyer dhe i shitur. Ai ka dhënë vetëm 500 lekë Mjacajt, më pas ky i fundit është larguar në drejtim të paditur.

Kamerieri pasi ka ndezur aparatin fotografik ka parë fotot e dy turistëve të vrarë dhe ka njoftuar policinë. Kjo ngjarje e ndodhur në vitin 2015 bëri bujë edhe në mediat e huaja, duke dëmtuar imazhin e vendit dhe turizmin për zonën.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/07/2022 02:40

    Po te ishte quajtur Dritan Dajti dhe jo Sokol Mjacaj do te ishte me fat,drejtesia shqiptare do te ishte treguar shume e meshireshme ndaj tij.

    Përgjigju
  • Doni: 06/07/2022 02:10

    Me sa me kujtohet ky djali ishte i sapodal nga burgu me sherbim prove. Nje adoleshent qe kish kryer nje krim me pare, punonjesi i sherbimit te proves a punoje me dosjen e ketij? Punonjesi social( sociologu ) ndejti ne kontakt per te ndjekur gjendjen emocionale te tij? Qindra organizata ( jo fitimprurese) qe paguajm tmerresisht shume paga te larta a i ofruan mundesi shkollimi,punesimi ketij megjithese nuk e mohoj qe ka kryer nje krim. Krimineli me i math ne kte rast eshte shteti. Po edhe te gjith ju komentuesit jeni te etur per krim.Ai kreu krim nga padituria, mos zhvillimi dhe kushtet e keqija ekonomiko-emocionale ndersa ju ne turem kerkoni te kryeni krim ne emer te ligjit

    Përgjigju
    • Erjon: 06/07/2022 08:58

      Krimi nuk kryhet nga padituria , mos fol idiotlleqe.Dhe kafsha ka instikte qe ste ngacmon kot po nuk u ndje e rrezikuar. Te shkosh te grabisesh e te vrasesh eshte veti e kriminelit dhe njerez te tille e meritojne burgun perjete. Mund te ishe viktime dhe ti apo njerezit e familjes tende, keshtu do llogjikoje, qe i ka vrare nga padituria?

  • Jimmy: 05/07/2022 21:31

    Tani do ta ushqejm kete vemje!!te ishte vrar bashk me ta me e ndershme

    Përgjigju
  • Scorpion: 05/07/2022 20:49

    Akoma merr fryme dhe ndot ambientin ky maçoku?

    Përgjigju
  • Popull: 05/07/2022 20:20

    Ne te tilla raste policia duhet ta kishte eleminuar qe kur e arrestuan ,tani rri e paguaj te haj ushqim ky plera ne burg me taksat tona.

    Përgjigju
  • kastriot: 05/07/2022 19:02

    Ligji me vdekje kushe vret te vritet kjo eshte dretesi

    Përgjigju
  • fran: 05/07/2022 17:36

    Akoma gjalle qenka ky plere nuk e paskan vrare ne burg....

    Përgjigju
    • Mondi: 05/07/2022 19:04

      Gjall esh rropqiri

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?