Vrau Haxhollin në shtëpinë e Marsida Qatjes/ Lirohet nga qelia ish-shefi i burgut, gjykata vendos detyrim paraqitje: E bëri për vetëmbrojtje

11 Prill 2020, 16:03| Përditesimi: 11 Prill 2020, 18:20

  • Share

KAVAJE-Gjashtë muaj pas vrasjes lirohet nga qelia ish-shefi i sigurisë së burgut në Durrës Bledar Toçi, njeriu që ekzekutoi me armën e shërbimit Dritan Haxhollin, brenda ambienteve të shtëpisë së Marsida Qatjas, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Gjykata pranoi kërkesën e tij duke ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje për shkak se ndryshoi edhe akuzën për Toçin.

Pas ngjarjes ish-shefi i sigurisë së burgut fillimisht u akuzua për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “vrasje në kapërcim të vetëmbrojtjes së nevojshme”, por pas dëshmive dhe hetimeve gjyqtari Genti Dakolli pranoi kërkesën për të ndryshuar akuzën nga “vrasje në kapërcim të vetëmbrojtjes së nevojshme” në "vrasje për vetëmbrojtje". Për këtë arsye, në fund gjyqtari ka pranuar edhe kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje dy herë në muaj. Në vendimin e gjyqtarit për ndryshimin e masës së sigurisë, sipas gazetarit të Report Tv në Durrës, Artur Korriku ka ndikuar edhe situata nga COVID-19.

Lidhur me ngjarjen i pandehur u mor edhe vëllai i Bledar Toçit, Bernard Toçi, i cili akuzohet për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti 7 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë. Mes personave të marrë të pandehur në këtë dosje ishte edhe vetë Marsida Qatja, nëna e dy fëmijëve të mitur ndaj të cilës u ngrit akuza e “Vënies në dispozicion të ambienteve për konsumim të lëndëve narkotike”. Ngjarja e rëndë ndodhi në 10 tetor 2019 në qytetin e Kavajës, ku brenda në banesën e Marsida Qatjas, ishin grumbulluar disa persona mes të cilëve dhe Bledar Toçi, të cilët po konsumonin kokainë.

Në këtë moment në ambientet e jashtme të apartamentit të Qatjas në katin e parë, u shfaq Dritan Haxholli, i cili kërkonte të takonte me çdo kusht Marsida Qatjan, me të cilën kishte pasuar marrëdhënie intime. Por me vete Haxholli kishte dhe një automatik kallashnikov dhe pasi ka parë Bledar Toçin brenda në banesë ka hapur zjarr në drejtim të tij dy herë, ku një nga plumbat e ka kapur në qafë Toçin. Ky i fundit që kishte me vete dhe armën e shërbimit, një pistoletë tip “Glock” qëlloi plot 16 herë, duke lënë të vdekur brenda në banesën e Marsida Qatjas, Dritan Haxhollin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 12/04/2020 18:17

    Pse si late te lidhur jashte qe ti perlante Corona Virus Do shpetonin Gjykatat dhe kodoshet qe jane lidhur me keto bastarde

    Përgjigju
  • Iburgosuri: 12/04/2020 14:20

    Ish shefi i burgut i denuar me burg per vrasje kafitu lirine per tu karantinu ne shtepi prane familjes,pasi ne burg ku kame une dhe qindra te tjere,rrezikohej mga korona.Aji tashti bashkohet me marsiden dhe luftojnr sebashku koronen,kurse ne te tjeret rrime brenda e qajme per nenen.Kjo eshte drejtesi nje me dhi tjetet ne shtepi.

    Përgjigju
  • eli: 11/04/2020 23:08

    a esht vrk

    Përgjigju
  • Berat: 11/04/2020 19:43

    Po ai paska ber lufte 16 pluma mir per vet mbrojtje po armen e sherbimit pse duhet ta mbante me vete pse duhet te ishte ne nji tavolin me drogaxhinj kte duhet te shofi prokurori

    Përgjigju
    • Kavaja jone: 11/04/2020 21:58

      Eshte nipi I deputetit te Ps KY. Nipi fatmir tocit, deputetit te vlores prandaj do Dali. Duhej te denohej e pakta 25 vite burg KY drogagjiu

  • Shok: 11/04/2020 19:40

    I madh je Bled, respekte . E drejta triumfoi

    Përgjigju
  • alo alo: 11/04/2020 18:05

    16 plumba per vetmbrojtje ? Po kur Reforma ne Drejtesi ka 7 vite qe zvarritet, do marrin edhe ndonje dore leke keta gjykatesit. Po si emer i padegjuar ky gjykatesi Genti Dakolli, e ka kaluar Vettingun ? Nje gje dua te di, nese ma shpjegon dot ndonje komentues : te kap policia duke thithur kokaine e te nxjerr ne Gjykate, mund te perdoret ky vendim per te dal i pafajshem ? Se ky personi ka qene duke thithur kokaine e nuk eshte akuzuar fare per kete. Ma shpjegon dot njeri ?

    Përgjigju
  • Ops: 11/04/2020 18:04

    Po bejme drrejtesi, ska llafe po theve karantinen 1-15 vjet ama po vrava 1-5 muaj, na rrifte partia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?