Kudret Saliaj, Dhurata Saliaj dhe Mexhit Picari

Vrau dhëndrin pas sherrit për kujdestarinë e fëmijëve, burg përjetë për Mexhit Picarin! Apeli ul dënimin për të bijën

7 Dhjetor 2023, 22:09| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 22:30

  • Share

Gjykata e Apelit ka shpallur sot (12.07.2023) vendimin për Mexhit Picarin dhe të bijën Dhurata Saliaj, të cilët akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajt.

Apeli ka vendosur dënimin me burgim te përjetshëm për Mexhit Picarin, ndërsa e bija, Dhurata Saliaj, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim. Kjo e fundit akuzohet për krijim të kushteve për të kryer vrasjen. Për Dhurata Saliajn gjykata rrëzoi akuzën për bashkëpunim në vrasje.

‘Konkretisht Mexhit Picari u deklaruar fajtor kryerjen e veprës penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", parashikuar nga neni 79/c te Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim te përjetshëm; për kryerjen e veprës penale "Vrasja e funksionareve publike", parashikuar nga neni 79/a e 22 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 30 (tridhjete) vjet burgim; Deklarimin fajtor për kryerjen e veprës penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit, parashikuar nga neni 278/1 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pese) vjet burgim. Në baze të nëntin 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm dhe dënimin e të pandehurit Mexhit Picari me burgim të përjetshëm. Ndërsa Dhurata Saliaj, u deklarua fajtore për kryerjen e veprës penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje", parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 4 (katër) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.’- njoftoi gjykata e Apelit

Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba.

Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu mbeti i plagosur. Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t'i takonte në prani të psikologes! E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?