Vrau biznesmenin, prokuroria kërkon 18 vite burg për Fredi Rrushin! Konflikt për borxhet, Ruzhdi Hoxha u gropos në Dajt në 2021

4 Korrik 2023, 14:59| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 16:29

  • Share

Prokuroria Tiranës kërkoi në gjykatë dënimin me 18 vite burg për Fredi Rrushin i akuzuar vrasjen e biznesmenit të inerteve Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtit më 6 nëntor të vitit 2021.

Për vëllanë e tij Pajtim Rrushin prokuroria kërkoi 1.5 vite heqje lirie për moskallzim krimi dhe kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin. Procesi ndaj tyre u zhvillua me gjykim të shkurtuar duke pranuar provat në gjëndjen që janë por jo akuzën.

Në dosjen penale të siguruar nga Report TV, thuhet se i pari që kishte dyshuar tek Fredi Rrushi, ishte djali i biznesmenit.

"Shtetasi Samir Hoxha (djali i biznesmenit) ka telefonuar shtetasin Ferdi Rrushi dhe i ka kërkar takim per ta pytur per babain e tij Rrushdiun, pasi Fredi ishte personi i fundit qe ishte takuar me babain e tij. Fredi i ka thene, se nuk ndodhej ne shtepi, por kishte shkuar tek puna ne Martanesh, pasi ai atje punon si biznesmen ne nje minjere kromi dhe ne telefon i ka thene: 'Se babain tend Rrushin me date 21.10.2021 e kam lene ne mesnate tek treshi ne stacion te autobuzit, dhe sipas tij do te vinte dhe do ta merrte nje goce, nje shoqe e tij" shkruhet në dosje.

Por ndryshe ka rezultuar nga kqyrja e kamerave të sigurisë dhe lokalizimi i vend-ndodhjes së Fredi Rrushit, i cili rezulton se ka udhëtuar me viktimën drejt Dajtit, ka qëndruar në zonën ku u vra biznesmeni dhe u gropos trupi i tij dhe më pas, është kthyer sërish në drejtim të Tiranës.

Në pretencën prej 14 faqesh, thuhet se nga kqyrja e pamjeve filmike, të itenearit të automjetit të drejtuar nga Fredi Rrushi rezulton se gjatë lëvizjes me drejtim Tiranë-Dajt në sediljen e parë të pasagjerit vërehet një person, ndërsa në kthim në baze të kqyrjes së pamjeve filmike nuk ka pasagjer në automjet.

Fredi Rrushi akuzohet për tri vepra penale, vrasje, armëmbajtje pa leje dhe fshehje të kufomës. Biznesmeni 43-vjeçar u gjet i vdekur në Malin me Gropa në 6 nëntor 2021. Rrushi mendohet të ketë shkuar bashkë me një mikun e tij në Malin me Gropa dhe ta ketë ekzekutuar biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën. Sipas hetuesve, autori Fredi Rrushi mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes e cila ka dyshohet se ka pasur si shkak borxhet që viktima kishte ndaj Fredi Rrushit.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tao: 04/07/2023 21:57

    Kjo çështje duhet referuar në KLP dhe media duhet t’i mëshojë fort pretencës së prokurorisë para se të merret një vendim skandaloz. Janë këto vendime që sjellin vrasje njerëzish të pafajshëm si ajo e djeshmja në Larushk. Jepini plehrës 35 vite minimumi që të vdesë në burg.

    Përgjigju
  • Lani: 04/07/2023 16:56

    Paska marr goxha lek prokuri ose prokurja e drejtesis se re ... o Edi Rama ku je fhehur se te shkr e ne FB per kte rast merr masa se do ikesh ti ndryshe nga pushteti me kto qe po degjojm vrau tjetrin dhe per dy vjet del se18 vjet burg denim esht sikur ska mar asgje se ulet kolllaj ... o prokurori e felliqur

    Përgjigju
  • Erik: 04/07/2023 15:21

    Ia paskeni vrare barkun shume o te korruptuarit e drejtesise. 18 vite per nje vrasje ketij krimineli, ndersa per gruan e dhunuar ne prag divorci kerkuat 35 vite, vetem pse ishte ne shoqerine e te atit kur i vrau bashkeshortin dhunues. Po vellait tjeter do i jepni demshperblim se ka ndejtur ne burg me shume se c'keni kerkuar ju denim?! Nuk ka nevoje te shikosh faktet e dosjes, e kupton qe prokurori i ceshtjes ka marre leke per te dhene kete pretence qesharake.

    Përgjigju
    • Grupi: 04/07/2023 16:50

      Ajo gruaja vrasese e meritonte 100% denimin. Ndersa denimi i ketij per 3 akuza te renda me 18 vite bije era korupsion i paster i prokurorise dhe gjykates. Te dy vellezerit vrases duhet te denoheshin minimumi me 35 vite. Drejtesia ka vdekur me kohe.

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?