Vrau biznesmenin grek, burg përjetë për grabitësin shqiptar

4 Prill, 20:29| Përditesimi: 4 Prill, 20:33

  • Share

Me burg përjetë është dënuar një 36 vjeçar shqiptar në Greqi i shpallur fajtor për vrasjen e një biznesmeni në 2013 teksa po tentonte që të grabiste në karburantin e tij.

Gjykata e shpalli fajtor edhe për një sërë veprash penale, si vrasje, tentativë grabitje, si dhe për armëmbajtje.

Ndërkohë vetë shqiptari para trupës gjykuese, ka mohuar çdo akuzë, raportojnë mediet greke.

B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?