Vrau me grusht biznesmenin e ndërtimit në Vlorë, djali i anëtares së KLP Rei Meta dënohet me 3 vite burg

20 Mars, 18:05| Përditesimi: 20 Mars, 20:28

  • Share

Gjykata e Vlorës dënon me 3 vite burg Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të biznesmenit të ndërtimit Armando Meshaut, në 7 gusht 2023,  në lagjen “Hajro Cakërri” të Vlorës.

Ngjarja ishte pasojë e konflikteve mes tyre për një copë tokë që kishte blerë viktima dhe që Meta kishte hyrë garant si sekser tek një person të tretë.

Akuza për të cilën u dënua djali i anëtares së Këshilli të Lartë të Prokurorisë (KLP) Nurihan Seiti është vrasja nga pakujdesia edhe pse familjarët e viktimës kërkuan të dënohej për vrasje me dashje.

Ditën kur ndodhi ngjarja Rei Meta kishte shkuar në Vlorë për të takuar shokun e tij si dhe nënën e tij, e cila gjendej në Vlorë. Rreth orës 12.30, ai ka qenë tek një kafe pranë Internetit ku ndodhi ngjarja, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shkak i sherrit u bë borxhi për një pronë, që Rei Meta pretendonte ndaj Armando Meshaut. Dyshohet se Rei Meta shpesh luante rolin e sekserit për çështje të pronave në qytetin e Vlorës dhe influencën e tij e shtrinte duke përdorur emrin e së ëmës, Nurihan Seiti, prej vitesh anëtare Këshilli të Lartë të Prokurorisë. Ditën e sotme para hetuesve, 33-vjeçari u shpreh se nuk kishte qëllim ta vriste Armando Meshaun.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?