Kronikë

Vrau bashkëshortin me sqepar në Kurbin, merret e pandehur 59-vjeçarja! Krimi në familje ndodhi në nëntor të 2020

15 Tetor 2021, 11:08| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 12:16

  • Share

Gjykata e Kurbinit ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe kaluar për gjykim çështjen penale në ngarkim të një 59-vjeçare, e cila goditi për vdekje me sqepar bashkëshortin e saj, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2020 në Sanxhak të Kurbinit.

Drane Deda e cila vijon të jetë me masën e sigurisë "Arrest në burg" akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare”. Mëngjesin e 6-nëntorit të vitit 2020, 59-vjeçarja nënë e 10 fëmijëve goditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç.

Ky i fundit mori plagë serioze dhe gjeti vdekjen pak ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë. Referuar dosjes hetimore thuhet se në momentin e ngjarjes, çifti i bashkëshorteve kanë qenë të vetëm në banese dhe para ngjarjes kanë debatuar me njëri tjetrin, pasi dyshohet se burri e kishte dhunuar gruan.

Menjëhere pasi ka kryer aktin e rëndë 59-vjeçarja është vetëdorëzuar në polici, duke shfaqur pendesë për aktin e rëndë të cilin deklaroj se e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër. Çifti i bashkëshorteve me origjinë nga Mirdita kishin patur konflikte të vazhdueshme, pasi burri ishte përdorues alkooli.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?