Ramis Mici dhe Jetlira Elezi

Vrau bashkëjetuesen me thikë në 2022 në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramiz Micit

29 Mars, 15:48| Përditesimi: 29 Mars, 16:05

  • Share

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, për dënimin me burg për jetë të Ramis Micit, i vili vrau me thikë, në korrik të 2022, bashkëjetueses së tij Jetlira Elezin.

Gjykata e Elbasanit e dënoi me burgim të përjetshëm duke e deklaruar fajtor për veprën penale “vrasje për shkak të rrethanave familjare” dhe urdhëroi që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

'Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri Ramiz Mici, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dhënien e një mase dënimi më të butë në minimumin e parashikuar nga K.Penal..  Në përfundim të gjykimit, më datë 28.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fuat Vjerdha dhe anëtarë znj. Irena Brahimi dhe z. Genti Dokollari, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.'- njofton Gjykata e Apelit.

Nga hetimet u zbulua se krimi ndodhi për shkak të një xhelozie. Të dy jetonin në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, në një banesë me qira.

37-vjeçarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjes ishte i divorcuar me dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Viktima kishte kërkuar ndihmë në polici dhe ishte pajisur me urdhër-mbrojtje. Prej asaj dite, ata jetonin në të njëjtën shtëpi, por me dhoma të ndara. Ditën e vrasjes, 37-vjeçarja do të ikte nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër.

Dy të miturit nuk ishin në banesë në momentin e krimit. Nisur nga situata e rëndë me bashkëjetuesin Jetlira kishte dërguar fëmijët tek babai i tyre.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?