Afrim Mema

Vrau bashkatdhetarin, kreu i grupit të kokainës në Belgjikë, shqiptari dënohet me 30 vite burg

1 Mars, 11:04| Përditesimi: 1 Mars, 11:06

  • Share

Shqiptari Afrim Mema është shpallur fajtor dhe është dënuar me 30 vite burg për vrasjen e Edit Memë, 42 vjeç ndodhur më 8 prill 2020 në një piceri në Strombeek-Bever, në entin Grimbergen të Belgjikës. Vendimi u dha të enjten pasdite, 29 shkurt, nga një juri popullore e gjykatës së madhe të Brabantit Flaman në Leuven

42 vjeçari i cili nuk kishte lidhje gjaku me autorin rezultonte të ishte kreu i një bande shqiptare që tregtonte kokainë ndërkombëtarisht.

Edit Mema, 42 vjeç u vra më 8 prill 2020 nga disa plumba në një piceri në Strombeek-Bever, në entin Grimbergen. Viktima ishte kreu i një bande trafikantësh shqiptarë që vepronin në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Autori u largua, por pak më vonë u arrestua nga policia në Merchtem. Ai i kishte vënë flakën automjetit në të cilin ndodhej arma e vrasjes, e më pas u largua me biçikletë. Nga hetimet rezultoi se e gjithë ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës dhe më pas u zbulua se pronari i picerisë që mbeti i vrarë ishte kreu i një organizate drogë. Ndërsa pas vdekjes së tij në krye të organizatës u vendos i vëllai, ndërsa gruaja mbajti për ca kohë një rol dytësor, derisa u spostua nga organizata. Në dhjetor 2020 u kryen një sërë kontrollesh nëpër banesat e të dyshuarve. Kjo tregoi se 12 anëtarët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë, importonin dhe eksportonin kokainë nga Strombeek-Bever. Ata kanë tregtuar të paktën 84 kilogramë kokainë.

Sipas prokurorisë  ‘kokaina me një nivel pastërtie 95 deri në 96%”-  u importua nga Kolumbia në Holandë, shkruajnë mediat belge.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?