Babis Anagnostopoulos dhe Caroline Crouch

Vrau barbarisht bashkëshorten 20-vjeçare, psikologia dëshmon në gjykatë: Caroline frikësohej nga Babis, ai e kontrollonte gjithë kohën

14 Prill 2022, 19:14| Përditesimi: 14 Prill 2022, 19:17

  • Share

Psikologia e Caroline Crouch që u vra barbarisht nga i shoqi Babis Anagnostopoulos ka dëshmuar sot në gjykatë. Caroline Crouch ka zhvilluar seanca me psikiolgen Eleni Mylonopoulou që prej momentit kur kishin nisur debatet në çift. Mylonopoulou thotë se 20-vjeçarja kishte filluar të kishte frikë nga Babis, madje ai shpesh nuk e lejonte të shkonte tek psikologia.

“Ajo frikësohej prej tij. Nuk takoheshim shpesh sepse Babis s’e lejonte. Flisnim me mesazhe të shkurtra në telefon dhe më sqaronte gjërat përciptas”, tha psikologia.

Psikologia dëshmoi se Babis e kontrollonte 20-vjeçaren gjatë gjithë kohës.

“Caroline ishte e lodhur nga sjellja e tij kontrolluese dhe manipuluese, e kthyen në një marrëdhënie toksike duke pasur parasysh se Caroline ishte 13 vite më e re se ai”, është shprehur ajo.

Babis Anagnostopoulos akuzohet se mbyti bashkëshorten e tij në një shtëpi në periferi të Athinës. Ai krijoi një skenar të “çmendur” për të kamufluar vrasjen më makabër të viteve të fundit në Greqi, duke bëre jehon edhe në mediat ndërkombëtare. Por në fund rezultoi se 20-vjeçarja britanike u mbyt për vdekje me një jastëk para vajzës së saj 11-muajshe në orët e para të 11 majit të kaluar. Pas rreth 1 muaji hetimesh, pranoi të vërtetën dhe rrëfeu përpara autoriteteve të gjithë ngjarjen.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?