Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas, Gjykata e Lezhës e dënon me burg përjetë Besnik Pjetrin

16 Prill, 10:17| Përditesimi: 16 Prill, 13:05

  • Share

LEZHE-  Gjykata e Lezhës dënoi me burg të përjetshëm Besnik Pjetrin (Përdeda) i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish vjehrrin dhe vëllanë e ish gruas në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

 Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktimat janë Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç. Shkak të vrasjes ishte fakti se nuk e lejonin të takonte 2 vajzat. I shumëkërkuari u vu në pranga në dhjetor nga forcat RENEA.

Përveç vrasjes së dyfishtë, ai u gjet fajtor dhe për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Si ndodhi vrasja

Besnik Pjetri, ish-dhëndri i familjes shkoi në banesën e Pjerin Përjakut dhe qëlloi me armë atë dhe djalin e tij, duke i lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas konflikteve familjare, ndërsa autori ishte divorcuar me bashkëshorten para 6 vitesh. Dy viktimat ishin kthyer një ditë para ngjarjes nga Italia. Si shkak për vrasjen autori ngriti pretendimin se viktimat nuk e lejonin që të takonte vajzat e tij. Autori dhe ish-bashkëshortja kishin jetuar në Itali, pas divorcit kishin qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri. Ish gruaja e kishte denoncuar Pjetrin për dhunë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?