Viktima, 47 vjeçari grek

Vrau 'amerikanin' në Greqi, dëshmia e 38 vjeçarit shqiptar: Më shiti kokainë të prishur

29 Janar 2023, 08:32| Përditesimi: 29 Janar 2023, 08:35

  • Share

38 vjeçari shqiptar i cili akuzohet për vrasjen e një 47 vjeçari grek të njohur me nofkën ‘amerikani’, ka rrëfyer se kishte kryer krimin e rëndë pasi viktima i kishte shitur kokainë të prishur, jo cilësore duke i shkaktuar probleme shëndetësore deri në shtrimin në spital.

Sipas mediave greke, shqiptari ka kërkuar shpjegim nga 47 vjeçari që i kishte shitur kokainën. Pistoletën me të cilin kreu krimin, ai e mbante gjithmonë e me vete por tha se nuk kishte si qëllim të vriste viktimën, vetëm ta plagoste në këmbë.

Ngjarja ndodhi në 20 janar. I arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje është edhe një 22 vjeçar. Ndërsa dy shtetas të tjerë grekë, janë vënë nën hetim për dëshmi të rreme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?