Nga vendngjarja

Bota

Vrau 8 persona me armë në SHBA, autori i dyshuar është një 19 vjeçar! Presidenti Biden: Sulmet me armë, epidemi në vend

17 Prill 2021, 08:09| Përditesimi: 17 Prill 2021, 08:22

  • Share

Një person ka vrarë 8 persona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas një sulmi me armë në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe më pas vrau veten. Dy zyrtarë të zbatimit të ligjit i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se autori i dyshurar u identifikua si 19-vjeçari Brandon Scott Hole nga Indiana.

Hetuesit kontrolluan një shtëpi në Indianapolis të lidhur me Brandon Scott Hole dhe grumbulluan të prova, përfshirë konfiskimin e kompjuterave e të tjera pajisje elektronike.

Ndërkohë që vetë Policia e Indianapolisit ka deklaruar se ende nuk e kishte zbuluar motivin e ngjarjes që ndodhi në një qendër të FedEx-it pranë aeroportit të Indianapolisit.

Policia tha se të shtënat zgjatën vetëm disa minuta. Pesë persona u shtruan në spital, sipas autoriteteve. Dy persona të tjerë u trajtuan në vendin e ngjarjes.

I ashpër ka qenë edhe reagimi i Presidentit Joe Biden, i cili tha se ai ishte informuar mbi ngjarjen dhe e quajti dhunën me armë "një epidemi" ne vend.

“Shumë amerikanë po vdesin çdo ditë nga dhuna me armë. Ajo njollos karakterin tonë dhe shpon tejpërtej shpirtin e kombit”, tha Presidenti nëpërmjet një deklarate.

Ky është incidenti i tretë me vrasje të shumëfishta këtë vit në Indianapolis. Pesë persona, përfshirë një grua shtatzënë, u qëlluan dhe u vranë në muajin janar, dhe një burrë u akuzua për vrasjen e tre të rriturve dhe një fëmije para se të rrëmbente vajzën e tij gjatë një grindjeje në një shtëpi në muajin mars.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?