Vrau 8 persona dhe plagosur 13 të tjerë, çfarë do të thotë mesazhi në bluzën e 21 vjeçarit serb

5 Maj 2023, 12:39| Përditesimi: 5 Maj 2023, 12:46

  • Share

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi ku një 21 vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 persona dhe ka plagosur 13 të tjerë.

Arrestimi i autorit të kësaj masakre, Uroš B është bërë në fshatin Vinjishte afër Kragujevcit. Mediat vendase shkruajnë se gjatë arrestimit ra në sy veçanërisht një detaj.

“Gjenerata 88 në turne”, shkruhet në bluzën e vrasësit masiv.

Ndërkohë në fjalimin që ka mbajtur presidenti Aleksandër Vuçiç pas ngjarjes, ka thënë se përshëndetja e brezit të 88-ës është përshëndetje e Hitlerit .

Dy të tetat në mesin e mbështetësve të nazizmit përfaqësojnë dy shkronjat H, domethënë shkurtimin e përshëndetjes fashiste “Heil Hitler” ose “Rroftë Hitleri”.

Gjithashtu, skicat e disa vendeve të Evropës Perëndimore janë të dukshme në bluzën blu – këto janë Spanja, Gjermania dhe Italia, vende që sundoheshin nga regjimet fashiste.


Lajmi kryesor:

Tjetër masakër në Serbi, 21-vjeçari vret 8 persona mes tyre 3 të afërmit e tij, 13 të plagosur! Autori, djali i oficerit të ushtrisë serbe, viktimë edhe një polic


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?