Viktima Irakli Qorri dhe i biri i plagosur Kejdi Qorri

Vrau 62-vjeçarin e i plagosi të birin, Apeli dënon përfundimisht me 33 vite burg Sofokli Shanin! Shkalla e parë i kishte dhënë ‘Burgim të përjetshëm’

30 Maj 2023, 16:47| Përditesimi: 30 Maj 2023, 16:49

  • Share

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur ndryshimin e dënimit me burg për jetë për Sofokli Shani, i cili vrau 62-vjeçarin Rako Qorri dhe plagosi djalin e tij, Kejdi Qorri. Apeli ka dënuar përfundimisht me 33 (tridhjete e tre) vjet burgim autorin.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:47 të datës 2 qershor, ku autori Sofokli Shani, vrau me armë zjarri 62 vjeçarin Hirakli Qorri në lokalin e tij, ndërsa plagosi djalin e viktimës Kejdi Qorri 31 vjeç.

62 vjeçari ka ndërroi jetë në vend, ndërsa djali i tij u dërgua në spital në gjendje të rëndë në spital. Sipas të dhënave të para shkak i ngjarjes është bërë një debat i çastit në lokal midis autorit dhe viktimës, debat i cili ka përfunduar në përplasje fizike. Pasi është konfliktuar autori ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën që e mbante pa leje e më pas është rikthyer në lokal ku dhe ka qëlluar.

Autori pasi ka kryer krimin është larguar nga lokali dhe është kapur vetëm pak minuta pas vrasjes bashkë me armën e krimit. Mësohet se ai ishte i dehur. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?