Vrau 51 persona, Zelanda e Re jep dënimin e parë përjetë për terrorizëm

27 Gusht 2020, 18:18| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 19:06

  • Share

Burgim i përjetshëm pa të drejtë apelimi, është ky vendimi i marrë nga një Gjykatë e Zelandës së Re për Brenton Tarrant, 29-vjeçarin që vrau 51 persona në sulmet në dy xhami në Mars të 2019.  Tarrant është i pari person në historinë e Zelandës së Re që merr një dënim të tillë.

Gjatë seancave gjyqësore të mbajtura ditët e fundit, australiani e pranoi vrasjen e 51 personave,  vrasjen e mbetur në tentativë të 40 personave të tjerë dhe akuzën për terrorizëm. Gjykatësi i çështjes i quajti veprimet e tij "çnjerëzore" dhe tha se nuk kishte treguar mëshirë ndaj tij.

Gjykatësi Cameron Mander u shpreh se edhe pse do të jetë në burg gjithë jetën, ky dënim nuk është i mjaftueshëm për krimet e tij. 

Kryeministri e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, pasi dëgjoi dënimin për Tarrant, u shpreh se "tani e tutje nuk kemi pse të mendojmë ose të dëgjojmë më për të".

Në ditën e fundit të seancave dëgjimore katër-ditore, Tarrant nuk u shfaq "as i penduar dhe as i turpëruar", për veprimet e tij. 

Sulmi  i Tarrant në marsin e kaluar, i shpërndarë live në Facebook, tronditi botën.  Në sulmet e 15 Marsit Tarrant, vrau 51 persona dhe plagosi 40 të tjerë në dy xhami, në kohën kur ata po kryenin lutjet e së premtes. Gjatë dëgjesave të fundit, Tarrant u shpreh se kishte planifikuar të sulmonte edhe një xhami tjetër, por ishte ndaluar nga oficerët gjatë rrugës./ Përgatiti Suada Mehmetaj

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?