Kronikë

Vrasjet trondisin vendin! Në 3 muajt e parë të vitit 233 vetë u kapën me armë pa leje! Zv.ministri i Brendshëm, Lamallari: Edhe në Evropë ka shifra serioze të krimit

8 Qershor 2021, 18:04| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 18:49

  • Share

Në tre muajt e parë të vitit 2021 policia ka arrestuar 233 persona me armë pa leje. Por pavarësisht këtyre shifrave, krimi qendron në nivele të larta. Pjesa më e madhe e autorëve disponojnë armë që prej vitit 1997 kur edhe u hapën depot.

RASTET E ARMËMBJTJES PA LEJE JANAR - MARS 2021

JANAR – 74 RASTE ME ARMË PA LEJE

SHKURT – 77 RASTE ME ARMË PA LEJE

MARS – 82 RASTE ME ARMË PA LEJE

Megjithatë për zv/ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, fushatat e dorëzimit të armëve kanë funksionuar. Sipas tij vigjilnca për armët në vendin tonë është e lartë.

'Ka pasur dhe më herët fushata për dorëzim armësh, kanë funksionuar, Policia e Shtetit ka shifra konkrete dhe sisteme menaxhimi të personave me armë me dhe pa leje. Edhe vendet e Bashkimit Evropian kanë raste të tilla, kanë shifra serioze të krimit', shprehet zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Ndërkohë deri në 8 qershor shifrat e vrasjeve janë të frikshme. E njëjta periudhë e këtij viti e krahasuar me atë të vitit të kaluar ka regjistruar 14 të vrarë më shumë, me totalin prej 34 viktimash, ndërsa nga janari 2020 deri në 8 qershor 2020 janë regjistruar vetëm 20 viktima nga vrasjet, në atentate, krim brenda familjes dhe krim për motive të dobëta. Në vetëm tetë ditët e fundit janë regjistruar tetë ngjarje kriminale, me tetë viktima.

VRASJET NË TETË DITËT E QERSHORIT

1 QERSHOR - vritet Çajup Selimi në Tepelenë

2 QERSHOR - vritet Shkëlzen Velaj në Vlorë

2 QERSHOR - vritet Hirakli Qorri në Lushnje

4 QERSHOR - vritet Kudret Saliaj në Tiranë

6 QERSHOR - vritet Diana Vukaj në Shkodër

6 QERSHOR - vritet Gramoz Memaj në Sarandë

7 QERSHOR - vritet Lumturie Bici në Librazhd

8 QERSHOR - vritet Ylber Xhahysa në Peqin

Në fillimin e pandemisë nga Covid, shifrat e krimit ranë, pormarsin 2020 në dhe marsin 2021 ato u  rikthyen në të njejta nivele krahasuar me vitet 2017-2019.  

Referuar shifrave zyrtare të Policisë së Shtetut, në mars të 2020 u regjistruan 1,714 vepra penale, një shifër e ulët e cila nuk ishte parë më herët.

Pothuajse me të njëjtin trend u mbyllën edhe muajt e tjerë pasardhës të 2020-ës, deri në përmbylljen përfundimtare të vitit.

Me nisjen e vitit 2021, kur edhe normaliteti filloi të rikthehej në popullatë, krimi u rikthye sërish, me të njëjtat përmasa si vitet e shkuara, për të mos thënë edhe më i egër, sidomos për vrasjet me dashje.

Marsi i vitit 2021 regjistroi 2,534 vepra penale, një rritje e madhe e krahasuar me marsin e fillimit të pandemisë. Thënë ndryshe, 820 vepra penale më shumë se e njëjta peridhë e një viti më parë.

Po t’a krahasosh me vitet e kaluara 2017, 2018 dhe 2019, jemi pothuajse në të njëjtat kuota, me pak pikë përqindje më e ulët.

VEPRAT PENALE MARS 2017 - MARS 2021

Mars 2017 - 2,721 vepra penale

Mars 2018 - 2,796 vepra penale

Mars 2019 - 2,942 vepra penale

Mars 2020 - 1,714 vepra penale

Mars 2021 - 2,534 vepra penale

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?