Vrasjet në familje, në 2 muaj shënohen 5 viktima (VIDEO)

26 Shkurt 2020, 18:22| Përditesimi: 26 Shkurt 2020, 18:35

  • Share

Vetëm në dy muajt e parë të 2020-ës në vendin tonë do të shënoheshin 4 krime në familje. Vrasja e parë do të ishte ajo e ndodhur më 9 Janar në Paskuqan, ku 34-vjeçari Erdet Çapoku masakroi me thikë, levë dhe shkop druri kunatën e tij Enkeleda Çapokun. 39-vjeçarja u vra në banesën e saj të marrë me qira, së bashku me të bijën 17 vjeçe dhe të ëmën, ndërsa bashkëshorti i saj Eltoni, vëllai i autorit ndodhet në burg i dënuar me 10 vite për drogë. Autori, i cili punonte si faturino u arrestua nga policia në zonën e Laprakës, vetëm pak orë pasi kishte kryer krimin. Në gjykatë ai pretendoi se konfliktin me kunatën e kishte pasur pasi kjo e fundit nuk e dëgjonte.

Ndërsa më 2 Shkurt një tjetër vrasje në familje do të trondiste Durrësin. Lulëzim Cuku qëlluar 3 herë me thikë gruan e tij Masnjolën 33 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend. Krimi makabër ndodhi në fshatin Xhafzotaj, në banesën e tyre e në sy të 3 fëmijëve të mitur. Pas ngjarjes, Cuku u largua në drejtim të Dibrës, por 12 orë pas vrasjes u vetëdorëzua në polici.

Jo pak tragjike do të ishin edhe dy ngjarjet e ndodhura në dy ditët e fundit, të dyja krime në familje. Fatmir Kolecaj vret në Rrëshen ish bashkëshorten Esmeralda Filopatin dhe vëllain e saj, Vledisonin. E ndërsa në Durrës, Hajdie Tosuni vritet nga i shoqi, Ruzhdi Tosuni.

Pavarësisht shtrirjes gjeografike, nga Veriu në Jug, duket se motivi është i njëjtë, xhelozi dhe konflikte në familje. Vetëm vitin e kaluar, nga 57 vrasje të ndodhura gjithsej, 14 prej tyre ishin në familje.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?