Luftar Reçi

Vrasjet e bujshme në vend/ Dështon ballafaqimi mes Luftar Reçit dhe Emiliano Shullazit, seanca shtyhet më 23 janar

16 Janar 2023, 09:38| Përditesimi: 16 Janar 2023, 10:35

  • Share

Ka dështuar ballafaqimi i dëshmitarit të drejtësisë, Luftar Reçi me Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe të pandehurit e tjerë për vrasjen e Vajdim Lames dhe Klodian Saliut. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme u bë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues të GJKKO-së, Etleva Deda e cila ndodhet e shtruar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore. Seanca e rradhës është caktuar për t’u mbajtur në orën 09:00 të datës 23 janar.

Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi. Mes të pandehurve të cilët implikohen nga dëshmia e Luftar Reçit janë: Viktor Bajraktari (Imeraj),  Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi  dhe vetë Luftar Reçi.

Në datë 9 janar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënoi me 3.6 vite burg Gentian Goskovën i njohur si "Reqi i Korçës" dhe me 2.4 vite Elton Kosovën, pasi tentuan të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi. Ata akuzohen për veprat penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt të dëshmitarit, Luftar Reçi, për të siguruar nga ky i fundit deklarime të rreme.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flamuri: 16/01/2023 10:36

    Mire eshte te ballafaqohen ne ring tek per tek.. Aty ta zgjidhin si burrat kto dhe shume tjere qe bejne te fortin me intriga e me pabesi! Me mire si ne kohen para viteve 90, tek per tek grusht.. Ne fakt luftari eshte i forte kshu, kam pershtypjen E rref.. pavarsisht se ato me grupe behen te forte Por luftari ska bo njeri per burre kur ka qene jashte. Tashi pas kraheve le te flasin si te duan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?