Kosova & Rajoni

Vrasja e gazetarit grek, hetuesit hedhin mundësinë e 'ekzekutorëve të huaj'

14 Prill 2021, 10:08| Përditesimi: 14 Prill 2021, 10:17

  • Share

GREQI- Vrasja e gazetarit grek të kronikës së zezë, Giorgos Karaivaz ka ngjallur reagime të shumta në Greqi.  Detaje të reja janë bërë publike në mediat vendase, ku thuhet se në krim kanë qënë i përfshirë edhe një person i tretë.

Në fakt, hetuesit theksojnë se George Karaivaz nuk ishte një "shënjestër e rrezikshme" pasi ai ishte i paarmatosur dhe pa roje policie. 

Kjo është arsyeja pse oficerët e EL.AS po hetojnë mundësinë që ai të jetë vrarë nga një person i përfshirë në krimin e organizuar i cili kishte qenë i pakënaqur me postimet e redaktorit të policisë. Në të njëjtën kohë, të shtënat në kokë tregojnë hakmarrje.

Hetuesit kanë filluar kontrollin e imtësishëm të telefonit, laptopit dhe kompjuteritë të punës për të parë nëse ai kishte marrë kërcënime të mëparshme dhe për të kontrolluar të gjithë itenerarin e tij.
 hetuesit thonë se ndaj tij ishte planifikuar një sulm tjetër, por për arsye ende të panjohura u anulua. Kjo sepse George Karaivaz ishte vonuar në kthimin nga puna.

Një ndër pistat e hetimit është se Oficerët e EL.AS mendojnë se viktima u bë shënjestër e kriminelëve grekë dhe shqiptarë ose personave të tjerë, duke e bërë më të vështirë  identifikimin dhe arrestimin e tyre. Por një pistë e tillë hidhet poshtë nga disa për faktin se është tejete e vështirë të merren për shkak të kufizimeve të pandemisë dhe gjithashtu nga fakti se ata kanë lëvizur lirisht në zonën e Alimos, zonën e arratisjes tregon se ata njihnin mirë vendin.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin fqinj, Greqinë, ku gazetari grek i kronikës së zezë, Giorgos Karaivaz, është vrarë në hyrje të shtëpisë së tij pasi u qëllua me 6 plumba nga persona ende të panjohur, ka ndodhur rreth orës 14:30, ditën e premte. Në bazë të të dhënave të policisë, në zonë janë gjetur të paktën 17 gëzhoja në tokë.

.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?