Vrasje, trafik droge, prostitucion dhe organizatë kriminale, OFL i kërkon llogari për pasurinë 4 të fortëve në Fier e Divjakë

23 Qershor 2020, 13:34| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 13:51

  • Share

Katër persona me rekorde kriminale do të duhet të deklarojnë pasurinë. Oficerët e Operacionit Forca e Ligjit i kanë dërguar formularin e deklarimit të pasurisë personave të dënuar për vrasje, trafik droge dhe organizatë kriminale.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se personat janë Astrit Gjoni, Shaban Zenaj, Petrit Sulejmani dhe Esat Mehmeti.

Personat që duhet të deklarojnë pasurinë

Astrit Gjoni banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” dhe nga Gjykata e Catanzaros, Itali, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Shaban Zenaj banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Milanos, Itali, për veprën penale “Bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i shtetit italian. Zenaj është arrestuar në 2015 në Vlorë ndërsa ka qenë i dënuar me 14 vite burg nga gjykata e Milanos.  

Petrit Sulejmani  banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”;

Esat Mehmeti  banues në Fier, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?