Legjenda argjentinase Diego Maradona

‘Vrasje nga pakujdesia’, tetë mjekë përfundojnë nën hetim për vdekjen e Maradonës

14 Prill 2022, 15:04| Përditesimi: 14 Prill 2022, 15:06

  • Share

 

Tetë punonjës të shëndetësisë në Argjentinë kanë përfunduar nën hetim për shkak të vdekjes së legjendës Diego Armando Maradona. Ata do të hetohen për akuzën e ‘vrasjes nga pakujdesia’, pasi ‘El Pibe de Oro’ vdiq në 2020.

Sipas agjencisë së lajmeve “Telam”, prokurorët e bënë kërkesën në fjalë duke deklaruar se “keqtrajtimi” dhe “mosveprimet” do ta vendosnin viktimën në “situatën e impotencës vepruese”, duke e lënë fatin e tij në mëshirë të fatit, më konkretisht në “regjimin e egër të mbylljes në shtëpi”.

Shkaku zyrtar i vdekjes së Maradonës është edema pulmonare dhe insuficiencës kardiake, pasi ish-futbollisti po kurohej nga një operacion i kryer në tru.

Ndër punonjësit e shëndetësisë që do hetohen janë neukirurgu dhe mjeku i familjes, Leopoldo Luque, si dhe psikiatrja Agustina Cosachov. Të akuzuar janë edhe Carlos Diaz (psikolog), Nancy Forlini (koordinatore mjekësore), Mariano Perroni (koordinatore e infermierëve), dy infermierët Ricardo Almiron dhe Dahiana Madrid, mjeku klinik Pedro Pablo Di Spagna. Të akuzuarit mund të dënohen me 8 deri në 25 vite burg sipas kodit penal të Argjentinës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?