Vrasja në zonën e Selitës në Tiranë, policia zbardh detajet: Viktima u qëllua disa herë! 49-vjeçari ndërroi jetë në spital

16 Dhjetor 2022, 17:34| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 18:06

  • Share

1671207710_finalprojekt.00072410.Still002.jpg

Edmond Papa i cili u vra pasditen e kësaj të premteje në zonën e Selitës në Tiranë, vdiq në spitalin e Traumës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën Fadil Bodinaku në brendësi të një lokali ku 49-vjeçari është qëlluar disa herë me plumba.

“Rreth orës 16.30, në rrugën "Fadil Bodinaku",  në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P.,  49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.- thuhet në njoftimin e policisë.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ 9 plumba 49-vjeçarit, pronar i hotel 'Blue Sky' në Sarandë! U ekzekutua në lokal pranë banesës së vëllait! I dënuar në Greqi për trafik droge (VIDEO)


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?