Foto ilustruese

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, polici vret vëllain

7 Maj 2022, 16:59| Përditesimi: 7 Maj 2022, 17:43

  • Share

Vrasje me armë zjarri në Kosovë. Një efektiv policie ka vrarë me armën e shërbimit të vëllanë.Vritet një person në fshatin Gushtericë e Poshtme. Policia e Kosovës e konfirmon se ngjarja ndodhi  sot rreth orës 15:00.

 “Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, deklaroi Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ajo sqaroi se personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar, ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me Inspektoratin Policor, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin .

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 07/05/2022 17:36

    Polici ka vrar të vllan e vet dhe jans të komunitetit serb . Sido qoft kjo është tragjedi familjare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?